Të pathënat skandaloze të Edi Ramës

Të pathënat skandaloze të Edi Ramës

19:46, 16/11/2023
A+ Aa A-

Nga Genc Burimi

Deklaratat e Edi Ramës përballë gazetarëve në Report Tv dhe përballë militantëve socialistë në Dibër, meritojnë vëmendjen më të madhe. Ai bëri pohime, që po të kishin dale nga goja e gazetarëve, Rama vetë do t’i kishte cilësuar si thënie kazani.

Në Report TV, para një paneli prej katër gazetarësh që s’njihen si anti ediramistë të thekur, në pjesën e intervistës kushtuar marrëveshjes së refugjatëve me Italinë, Kryeministri nxorri dy të pathëna të frikshme por jo të papritura. Edi Rama e pranoi me gojën plotë, se refugjatet afrikanë që Italia mund t’i braktisë në Shqiperi, do të lihen të lirë në “natyre” që të shkojne ku të duan. Rama shprehu me këtë rast bindjen se refugjatët në fjalë jashtë kampeve në Shqiperi do të perpiqen me mënyrat e tyre të largohen vetë nga Shqipëria për të hyrë në BE. Me dy fjali, Kryeministri legjitimoi kështu rezervat më të forta ndaj kësaj marrëveshje që ka jo vetëm “kazani’ meditik shqiptar por dhe një sërë institucionesh në Europë dhe OJQ të kalibrit botëror si Amnesty International që paralajmërojnë se inisiativa e pamenduar e Kryeministrit shqiptar do të shndërrohet në një biznes të fëlliqur për trafikantët e qenieve njerëzore që do t’u propozojnë shërbimet e tyre refugjatëve të Edi Ramës të braktisur në natyre në Shqipëri. Ja citimi fjalë për fjalë i Kryeministrit: “ata (afrikanët që do të vijnë në Shqipëri nga marrëveshja me Italinë) idenë finale se ku duan të shkojnë e kaneë fare të qartë; ata duan teë shkojnë sa më lart..atje lart drejt Europës veriore. Eksperienca e vendeve të tjera e tregon qartë se në momentin kur këta refugjatë dalin nga kampi, ata ikin; edhe tek ne kështu ka për të ndodhur, kur të dalin ata do ikin vetë gjetiu”. çfarë cinizmi mizor Kryeministër ! Atëherë po qe keshtu, pse sillen më kot këta fatkeq në Shqiperi dhe nuk lihen në Itali? Të paktën nga Italia ata do e kenë shumë më kollaj se nga Shqiperia të shkojnë drejt Veriut të Europes, biles pa rënë pre e trafikantëve dhe e policëve të korruptuar që gëlojnë në katër cepat e Shqipërisë. Ky moment kult i intervistes së Rames per nga sinqeriteti surrealist pikerisht në minuten 45’30’’ të intervistes i duhet servirur Brukselit, kancelarive në Europe, dhe shoqatave të të drejtave të njeriut në mënyrë që kjo marrëveshje të bllokohet sa nuk është vonë dhe mos të shohim drama me afrikanë që do mbyten brigjeve shqiptare kur ata do të mundohen me të gjitha mjetet e lundrimit të arrijnë në Itali, apo do gjakatosen mbi tela me gjemba qe Mal i Zi nuk do të vonojë të instalojë ne kufirin me Shqipërinë…

Po në të njëjtën intervistë, pak minuta më vonë, Rames i behet një tjetër pyetje delikate ku ai serish do nxjerrë një tjetër perlë nga goja me pasoja po aq katastrofike për Shqiperine. Ai pyetet se meqenëse ia arriti dhe e mbajti kaq sekret që nga vera e kaluar këtë marrëveshje me Melonin, a ka negociuar ai me kryeminstren italiane gjatë pushimeve në Vlorë marreveshjë të tjera “me spec” që rrezikojmë t’i mesojmë më vonë? Rama beri ne fillim sikur nuk e kuptoi pyetjen duke luajtur naivin dhe duke u shprehur se për çfare gje tjetër Italia mund të kishte nevojë nga Shqiperia dhe që Rama mund ta mbante sekret. Gazetari ja kthen shkurt: për shembull, çeshtja e ujit të Syrit të Kalter që Italia e lakmon… Kryeministrit i iku çehrja dhe filloi t’i merrej goja. Shenje se kishte folur dhe për këtë me Melonin dhe i kapur shah mat nga pyetja e drejtperdrejtë ose e mohonte dhe mund t’ja nxirrnin më vonë si arkive, ose e pohonte por duke i dhënë pak rendesi. Kete variant të dytë zgjodhi Kryeministri të pohojë të papohueshmen me një ton indiferenti se do i jepet uji i pijshem i Shqiperise së vogël Italisë së madhe, gje që përben një skandal ne kohën e mbingrohjes globale dhe shterimit të burimeve ujore që i kanoset jo vetem Shqiperisë por mbarë planetit. Në minutën 47-të të intervistës Rama pohoi se ka diskutuar me Melonin që Italia të investojë për të çuar ujë nga Syri i Kaltert në Pulia por kjo qenka nje temë pa rëndësi të madhe sipas Rames pasi Italia e paska bere nje oferte të tillë vazhdimisht qe prej një shekulli dhe do ishim me fat ne shqiptarët sipas Rames sikur më në fund Italia të kalonte nga fjalët në vepra! Ja fjalë për fjalë, fjalet e Rames “Eshtë një çështje e hapur nga Iitalia qe më 1930, një teme që e kanë prekur gjithë Kryeministrat e Italisë. Bëhet fjala për një investim shumë të madh dhe ne do te ishim të lumtur që ta rentabilizonim ate burim ujor dhe të ishim pjesë e një marreveshje me Italine ku ne do kishim fitim. Ne jemi gati për ta bërë këtë që nga 1930” ! Kjo eshte ajo që e bën të padurueshëm këtë Kryeminister. Jo vetem që ta shet sapunin për djathë, skandalin për fitore, poshtërimin për nderim, por përpiqet që ta na mbushe dhe mendjen sesa me fat jemi po të realizohet. Edi Rama eshte me siguri i vetmi kryeministër me një talent unikal në Europe, (sepse në Afrike ai ka shume homologe po aq të talentuar) i cili edhe kur i shet interesat e Kombit ditën me diell, të thotë duke teë parë në kokordhok të syrit se e ben në interes të Kombit.

Midis brutalitetit të qeverive para Rames dhe cinizmit stratosferik të qeverisjes aktuale vështirë se kujt t’ia atribuosh “medaljen e arte” të keqqeverisjes. Rama mbetet megjithatë kandidati më i mirë për vendin e parë të Kryeministrit më fyes të inteligjences njerezore. Ne rekordet e tija vetjake duhet shtuar se fundmi dhe fushata qe ka ndermarre me shumë zell për t’i bërë reklamë të pashoq gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kjo sepse kjo gjykatë ka formuluar këto ditë kritika serioze në lidhje me gjykimin e munguar gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës kur ndodhen vrasjet e 21 janarit para Kryeministrise. Rama papritur gjen keshtu për Strasburgun komplimentat më të larta dhe nderimet meë të spikatura siç e bëri me shumë pompozitet ne intervisten e mesiperme me gazetaret, por asnje nga këta nuk i kujtoi ketij kryeministri se qeveria e tij eshte e vetmja ne Europe që perbuz çdo vendim te gjykatës së Strasburgut sa herë qe kjo i jep të drejtë shtetasve shqiptarë në konflikt me qeverinë Rama. Jane me dhjetëra e dhjetëra miliona euro dënime që kane ardhur nga Strasburgu kundër shtetit shqiptar të përfaqesuar nga zoti Rama qe presin te ekzekutohen prej shumë vitesh por që Kryeministri shqiptar pa pyetur për drejtësi dhe aq me pak per Strasburg i ka grisur dhe hedhur ne koshin e plehrave. “Pastro në fillim para derës tënde para se të kritikosh të tjerët” thote shprehja e urte më e perhapur jo vetëm tek shqiptarët por në të gjitha kulturat, përveç se te ajo e kryeministrit që insiston të na ofendojë inteligjencën duke dhënë si dhi e zgjebosur leksione morali nga maja e Amoralitetit. Për kur një intervistë me gazetarë që nuk impresionohen nga ngrysja e vetullave…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco