Lajmi i fundit

INVESTIGIMI/ ‘5D Konstruksion’ dhe Ajola Xoxa, skemat e pastrimit të parave

Marrëveshja për refugjatët/ Kepi: Rama i pabesë! Shqiptarët i vendosi para faktit të kryer

18:23, 16/11/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, foli për marrëveshjen Rama-Meloni dhe rruga që ndoqën dy kryeministrat për ta mbajtur të fshehtë ndaj votuesve të tyre, si dhe ndaj opozitës.

Sipas gazetares, bëri gjithçka në mënyrë të pabesë duke e bërë fakt të kryer.

Kepi theksoi se Edi Rama synon që nëpërmjet kësaj qasje të bëhet protagonist , faktor dhe të flitet për të.

Kepi: Kryeministri shqiptar edhe kur justifikon faktin se ka mbajtur paktin sekret dhe se pikat e këtij pakti janë mbyllur në gusht në këtij viti gjatë vizitës së Melonit, ai e justifikon se nuk e ndjente të informonte askën pasi ende nuk e kishin firmosur. Detyrimi që një qeveri ka ndaj atyre që e kanë votuar dhe ndaj opozitës, parlamentit është informacioni.

Nëse ai kishte bindjen se kjo marrëveshje nuk do të kishte konsensusin apo nuk do të kishte lehtësinë për tu hartuar dhe arritur deri në firmosjen e tij, bëri gjithçka në mënyrë të pabesë duke e bërë fakt të kryer dhe ne u informuam...

Edi Rama synon nëpërmjet kësaj qasje të bëhet protagonist , faktor dhe të flitet për të dhe fakti është se u fol për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco