Kryetari i FRPD-së, Besard Xhaferri, vizitë në Berlin diskutime për situatën politike dhe bllokimin e hapsirave të opozitës në Parlament dhe...

Kryetari i FRPD-së, Besard Xhaferri, vizitë në Berlin diskutime për situatën politike dhe bllokimin e hapsirave të opozitës në Parlament dhe...

17:55, 16/11/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besard Xhaferri ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin, ku ka takuar dy deputetë të Budestagur gjerman.

Konkretisht Xhaferri është takuar me deputetët Josip Juratoviç dhe Boris Mijatoviç, të cilët drejtojnë Grupin e Miqësisë me shtetet e Evropës Juglindore.

Kreu i të rinjve demokratë zbardh edhe temat e diskutimit me dy deputetët gjermanë, që nga situate në Kuvend pas refuzximit të krijimit të komisioneve hetimore, deri te çështja e logos së PD-së.

“Pata kënaqësinë që gjatë turit në Berlin të takohem në Bundestag me deputetët Josip Juratoviç dhe Boris Mijatoviç, të cilët drejtojnë Grupin e Miqësisë me shtetet e Evropës Juglindore.

Tema që ngrita është mohimi i drejtave bazike të opozitës në parlament, ku po i mohohet e drejta për të zgjedhur kryetarin e grupit parlamentar, pjesmarrja në reformën elektorale dhe nisja e komisioneve hetimore.

Gjithashtu diskutova dhe bllokimin e drejtësisë për çështjen e logos së Partisë Demokratike dhe zvarritjen e saj në gati 2 vite.

Ishin shumë dakortë që në një demokraci të drejtat e opozitës duhet të respektohen me përpikmëri, përndryshe vendi kthehet në një autokraci.

Ndihem shumë i inkurajuar që miqtë tanë Evropian e mendojmë absurde ndërhyrjen e mazhorancës në funksionimin e brendshëm të grupit parlamentarë opozitar.

Gjermania është vendi ku Shqipëria duhet te orientohet për ruajtjen e standarteve të parlamentarizmit që ka, sidomos pas historisë së saj shekullin e kaluar ku forcat e ekstreme të djathta apo të majta e vranë atë”, thekson Xhaferri në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco