Spahia vizitë në PE, takim me deputeten e Forza Italia: Folëm për situatën e rëndë politike në Shqipëri dhe tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin

Spahia vizitë në PE, takim me deputeten e Forza Italia: Folëm për situatën e rëndë politike në Shqipëri dhe tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin

17:40, 16/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, njëkohësisht anëtar i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, ndodhet për një vizitë në Parlamentin Europian.
Gjatë kësaj vizite Spahia ka takuar edhe deputeten Deborah Bergamini, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë dhe shtypin të Forza Italia. Në fokus të bisedës ka qenë situata e rënduar politike në Shqipëri dhe kapja e shtetit nga kryeministri Rama, i cili nëpërmjet kapjes së sistemit të drejtësisë po mban peng simbolet e partisë më të madhe opozitare dhe po shkatërron edhe parlamentarizmin në vend duke mohuar çdo të drejtë deputetëve të opozitës, shkruan Spahia në një postim në Facebook.

Postimi:

Në ditën e dytë të vizitës në Parlamentin Europian në Bruksel, takova Deputeten Deborah Bergamini, drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me jashtë dhe shtypin të Forza Italia, diskutuam mbi situatën e rëndë politike në Shqipëri, tentativat e pushtetit për të eleminuar opozitarizmin, kapjen dhe përdorimin e të gjitha institucioneve nga ana e qeverisë për të sulmuar opozitën. Përdorimin e sistemit të drejtësisë për të mbajtur peng opozitën dhe simbolet e saj. Shkatërrimin e parlamentarizmit. Shkrirja dhe bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të shtetit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar në vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve, si dhe faktin që me Ramën, vendi nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.
Folëm gjithashtu mbi domosdoshmërinë jetike për të rikthyer funksionimin e demokracisë, rikthimin tek zgjedhjet e lira dhe tek vlerat europiane si rruga e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugëtimin tonë të vështirë drejt antarësimit në BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco