SYRI TV/ Ish-të përndjekurit kujtojnë Martirët e Lirisë, Ndregjoni: Edhe sot kemi liri të cunguar

17:28, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një ceremoni nderimi dhe përkujtimi është zhvilluar këtë 16 nëntor për Martirët e Lirisë, nga ish-të përndjekurit politikë. Teksa kujtuan veprat e intelektualëve të vrarë gjatë periudhës së komunizmit, ish-të përndjekurit kërkuan krijimin e parcelës së kujtesës për ata intelektualë si dhe njohjen e krimeve të komunizmit.

SYRI TV

Ish-të përndjekurit politikë kanë përkujtuar këtë 16 nëntor Martirët e Lirisë, duke zhvilluar një ceremoni nderimi për ta pranë monumentit “Intelektualët e Tiranës”. Në emër edhe të familjarëve të intelektualëve të vrarë, ata kërkojnë një vend prehje për ta, duke theksuar se qeveria mban peng dhënien e parcelës së kujtesës për të vrarët gjatë komunizmit. Ish- të përndjekurit kërkojnë që politika të përfshijë në programe njohjen e krimeve të komunizmit.

Duke e cilësuar si një mision të papërmbushur dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri, ish-të përndjekurit politikë bëjnë apel për ndërmarrjen e nismave ligjore në mbështetje të kësaj kategorie.

Gaz: F. Çela, Op: M. Dervishi, Mont: O. Demo   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco