Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘90% e krimeve seksuale nga refugjatët’/ Saraçi: Janë 36 mijë probleme që nga Italia do mbarten në Shqipëri

21:06, 15/11/2023
A+ Aa A-

Romir Saraçi, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, foli për vendimin e qeverisë së Edi Ramës për të 'ligjëruar' refugjatët e vendeve të treta në Shqipëri.

Saraçit tha se këtu nuk po flasim për 36 mijë refugjatë në vit, por po flasim për 36 mijë probleme që Italia po i heq nga vetja dhe po ia mbart Shqipërisë.  

Gazetari theksoi se sipas raporteve zyrtare italiane, 90% e krimeve seksuale në Itali konsumohen nga refugjatët.

Saraçi: Nuk janë 3 mijë refugjatë, por janë 36 mijë në vit, 360 mijë në 10 vite. Ka problem Italia sipërfaqe për ti mbajtur në kampe? Ka probleme financiare për ti menaxhuar? Ka problem menaxhimi nga autoritetet? Italia po heq 36 mijë probleme në vit sepse ata janë problem më vete. Kush është shqetësimi atje, shqetësimi është se këta refugjatë janë kthyer kontingjent kriminal në Itali, janë shqetësim për Italinë dhe Italia po heq një problem shoqëror. Një shqetësim për shoqërinë.

Li ti themi shqiptarëve që ne po u sjellim 36 mijë probleme sepse janë autoritetet italiane që japin me raporte zyrtare nivelin e kriminalitetit të refugjatëve. 90% e krimeve seksuale në Itali konsumohen nga refugjatët. Këto janë statistika zyrtare, meqënëse kryeministri donte ta trajtonte te pjesa e banalitetit seksual.

Pra ti themi shqiptarëve se nuk është thjesht problemi i menaxhimit të 36 mijë individëve që do vijnë në vit por janë 36 mijë problemeve që nga Italia do mbarten në Shqipëri dhe do jenë problem për Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco