Pakti me Melonin/ Pasi të mbarojë konsultat me italianët, a do konsultohet Rama me shqiptarët?

Pakti me Melonin/ Pasi të mbarojë konsultat me italianët, a do konsultohet Rama me shqiptarët?

11:27, 13/11/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Prej disa ditësh Edi Rama po rrëfehet me mediet italiane për paktin e nënshkruar me Melonin, ku po qetëson popullin Italian se ai është shpëtimtari i tyre, njësoj si atëherë kur nisi infermierë dhe pompistë në kulmin e pandemisë në Itali.

Deliri i madhështisë, kalon çdo limit dhe i nxjerr në dritë të diellit në sy të gjithë Italisë, shenjat e psikopatisë.

Rama ende nuk ka zhvilluar një konsultë me banorët e Lezhës, me kabinetin qeveritar, me Parlamentin e me Presidentin, teksa të gjitha këto hallka i ka zëvendësuar me disa studio televizive në Itali, ku shumica prej tyre e marrin për të plotësuar minutazhin.

Rama flet për emocione dhe dinjitet, kur qytetarët e tij i ka degdisur rrugëve të botës, shumë prej të cilëve kanë humbur jetën në azile dhe burgje në pritje të letrave që nuk u erdhën kurrë.

Rama anashkalon thelbin e debatit, se si vendi më pasigurtë në Evropë do garantojë sigurinë e këtij kampi.

Ai harron t'u thotë italianëve se në atë vend ku do ngrihet kampi niseshin avionët me kanabis drejt Italisë, që konsumohej nga të miturit italianë.

Ai harron t'u thotë italianëve se sigurinë e këtij kampi ia ka besuar atyre që sabotojnë dhe dekonspirojnë operacionet e përbashkëta me palën italiane.

Edi Rama përmes këtij pakti kërkon të glorifikojë figurën e tij në kurriz të mjerimit dhe sigurisë së shqiptarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco