VIDEO/ Bajrët dhe Shkodra/ Cakrani: Kur mafia e politika drejtojnë bashkë

VIDEO/ Bajrët dhe Shkodra/ Cakrani: Kur mafia e politika drejtojnë bashkë

10:23, 13/11/2023
A+ Aa A-

Sot mbushen plot dy javë që kur Kryetari i PD-së, Sali Berisha, publikoi me pamje përpara gjithë opionit publik, përfshirjen nga Partia Socialiste të grupit kriminal të Bajrave për të fituar bashkinë e Shkodrës.

Sot po ashtu mbushen dy javë që nga data 30 tetor 2023, kur institucionet e drejtësisë së  re në vend vazhdojnë të heshtin dhe të mos ndërmarrin asnjë hap për të verifikuar vërtetësinë e pretendimeve të kreut të opozitës dhe të pamjeve që ai transmetoi nga 14 maji 2023 në Shkodër.

Sipas avokatit Kujtim Cakrani, kjo heshtje nuk duhet të çudisë më askënd, sepse në Shqipërinë ku mafia dhe politika qeverisin bashkë, SPAK është kthyer në një seksion të partisë në pushtet.  Avokati solli në vëmendje deklaratën e rëndë të prokurorit italian të Antimafia, Nikola Gratieri, disa ditë ëm parë, i cili tha se "La mafia albanese è la seconda in Europa dopo la 'Ndrangheta"!

“Pyetja është “cilat institucione duhet të reagojnë”, - u përgjigj avokati Cakrani në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, -  sepse tashmë në Shqipëri, mafia dhe politika drejtojnë bashkë dhe kështu që nuk ka më asnjë institucion që mund të veprojë. Ju thoni që duhet të veprojë SPAK!!!

Problemi është që SPAK është vërtetuar tashmë se është shtojcë e partisë në pushtet, është një seksion i partisë në pushtet, kështu që është shumë e vështirë për të reaguar.

Unë po ju sjell në vëmendje faktin se vetëm tre ditë më parë, prokurori i Antimafies së Napolit, dr. Nicola Gratteri  në një intervistë me gazetaren e njohur Lindi Gruber tha se  mafia shqiptare është jo vetëm e rrezikshme, por është e dyta pas ‘Ndraghetas dhe për ata refugjatë që do të sillnin në Shqipëri, ai tha se Shqipëria, qeveria shqiptare është një qeveri e kapur nga mafia!

E kuptoni se çfarë niveli dhe çfarë mendimi ka bota apo prokurorët e një vendi fqinj si Italia për qeverinë shqiptare dhe Shqipërinë?! Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë qytetarët.

Pastaj Partia Socialiste apo “Rilindja” si të doni (një është ajo) dhe vota kanë qasje kriminale me njëra-tjetrën.  Ata e kanë zhdukur votën në këtë vend, ata kanë zhdukur çdo lloj mundësie, hapësire demokratike në këtë vend dhe kanë qasje tërësisht kriminale me votën, me lirinë, me të drejtat e njeriut. Pra, nuk është çudi dhe nuk përbën më lajm kjo përderisa mediet botërore, europiane ndoshta dhe ato të vendit fqinj, prokurorët, ligjvënësit në këto vende e listojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare të lidhur jo vetëm me korrupsionin , por të lidhur me mafian”./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco