Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Drejtori i KESH injoron shkresat: Nuk jap intervistë për 'Tigrat 1-3'

20:53, 10/11/2023
A+ Aa A-

Disa herë gjatë këtij sezoni, emisioni ‘Piranjat’ janë angazhuar në denoncimin e megaskandalit të dy anijeve gjenerator në gjirin e Vlorës. Kanë numëruar faktet, që nga qeraja absurde që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 64 milion dollarë, e deri tek kompanitë me të cilat KESH ka lidhur kontratë.

Pa harruar aspak ndotjen katastrofike mjedisore që do të shkaktojë vënia e tyre në punë. Kanë sqaruar gjithashtu lidhjet okulte mes kompanive të përfshira dhe KESH-it në këtë aferë miliona euroshe, duke ju treguar se si kontraktimi i dy anijeve gjeneratorë nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jo vetëm u bë me nje seri shkeljesh të rregullave të prokurimit publik, duke u maskuar nën ‘një tender emergjent’, por kompania kryesore që do të marrë këto para, nuk është ajo amerikane e listuar në bursë ‘Excelerate Energy’ por një firmë offshore ku pronarët nuk njihen.

Të gjitha këto denoncime të aferës, po aq skandaloze dhe me kosto për buxhetin e shtetit sa ajo e inceneratorëve, që tashmë është në SPAK, janë shoqëruar me shkresa te vazhdueshme zyrtare që ‘Piranjat’ I kanë dërguar KESH-it. Shkresa qe asnjëherë nuk kane marrë përgjigje per çfarë u është kërkuar.

 Nisur nga kjo mungesë e vazhdueshme serioziteti, stafi i Piranjave kërkoi paraprakisht një intervistë me drejtorin e KESH, zotin Ergys Verdho, si personi kyç në aferën e anijeve gjenerator, dhe firmosës i kontratës skandaloze me kompanitë offshore. Por edhe këtë radhë, shkresa mbeti pa përgjigje.

Gjë që detyroi stafin e Piranjave të zgjohen shumë herët në mëngjes, dhe të vrapojnë pak për ta takuar. Duke ju prezantuar, zoti Verdho i drejtohet gazetares duke i thënë se ‘kush të ka thënë ty se do jap intervistë....’

Kjo indiferencë dhe moskokëçarje e zotit Verdho pas çdo denoncimi, a mund të ketë dikë nga prapa?

Bashkë me garancitë që i janë dhënë këtij individi, i cili pavarësisht se është në disa shkelje të njëpasnjëshme të ligjit, nuk jep asnjë sqarim publik për megaskandalin e anijeve gjenerator.

Zoti Verdho nuk pranoi të flasë për një interes të gjerë publik, por me shumë gjasa në SPAK do duhet të flasë shumë shpejt.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco