FOTO/ Historia e Metës me biznesmenin: Ja çfarë më tha

FOTO/ Historia e Metës me biznesmenin: Ja çfarë më tha

14:31, 11/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar se situata politike në Shqipëri është duke dëmtuar klimën e biznesit në vend.

Deklarata e metës erdhi gjatë një takimi me strukturat e lëvizjes së gruas për Integrim në njësinë 6 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij meta shprehu shqetësimin që një biznesmen i kishte ngritur pak dit më parë, ku i kishte thënë se shumë turistë janë tërhequr për të ardhur dhe për të vizituar vendin tonë për shkak të klimës politike në vend.

“Dje takova një drejtues të një agjencie turistike dhe me shumë shqetësim më thotë: Çfarë po ndodh kështu? Kisha 7 grupe turistike nga Spanja që kishin bërë rezervimet për të ardhur për sezonin turistik. Gjashtë grupe i kanë anuluar deri tani rezervimet. Ky është një shqetësim real që ka të bëjë me perspektivën e një sektori me të cilin jetojnë mijëra e mijëra familje shqiptare në të gjithë vendin, në bregdet apo edhe në mal”, - u shpreh Meta.

Ai tha gjithashtu se ko është e dëmshme dhe për klimën e biznesit dhe në rast se politika do të vijojë krizën, jo vetëm nuk do të ketë më investitorë të huaj q do të vijnë në Shqipëri, por rrezikojnë të largohen edhe këta që janë.

“Ky është një shqetësim serioz, sepse nuk ka të bëjë vetëm me turizmin, ka të bëjë me investimet. Kur një turist frenohet për të ardhur në Shqipëri për shkak të një lajmi që sjell pasiguri për të kaluar disa ditë pushime, si mund të vijë një investitor i huaj të marrë kredi dhe të bëjë investime në Shqipëri. Të gjitha këto janë kosto që i paguajnë familjet shqiptare”, përfundoi Meta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Berti11/05/2017 19:57

    Presidenti i ri , I zgjedhur pa konsens me opoziten mesa kuptohet bredh rrugash me Moniken ne fushaten e lektorale si kryetar i LSI, per votime ne daten infinit., kurse xhaj Petrit Vasilin e ka lene roje zyrat e LSI

    morrit11/05/2017 16:37

    ky ben akoma estrade presidenti i rilindjes

    vetingu11/05/2017 16:28

    boll me sajesa barsaletash per klimen politike ketu, paskan anulluar vizitat ne shqiperi kush i ha keto.se nuk vijne keto grupe turistash do bjeri ekonomia e turizmit.situata politike qenka arsyeja per mos ardhjen e turisteve.ne radhe te pare turistet duan kushte te mira ne pasterti ne ushqim dhe ne komoditetin e fjetes qe ketu len shume per te deshiruar. dhe ata turuste qe vijne ketu vijne vetem njeher nga kurjoziteti dhe heren tjeter nuk vijne se nuk gjejne kushte per turizem prandaj mos krijoni sajesa.

    Ajo11/05/2017 15:04

    Prandaj u kujdese ti Z.Metaj ta stabilizoje gjendjen? A nuk ishe ti qe i dhe bomblen e oksigjenit Edi Rames per ta mbajtur gjalle qeverine e kriminalizuar dhe per te acaruar klimen politike ne vend? Prandaj mos na luaj te shqetesuarin per situaten e trazuar qe ka nje prej aktoreve kryesore edhe ty!

    Shto koment

    Denonco