Kryebashkiakja shqiptare në Itali për marrëveshjen e emigrantëve: Italia nuk do të kishte guxuar me një vend tjetër

Kryebashkiakja shqiptare në Itali për marrëveshjen e emigrantëve: Italia nuk do të kishte guxuar me një vend tjetër

21:29, 08/11/2023
A+ Aa A-

 

Sindi Manushi, qytetarja e parë e bashkisë së Pieve di Cadore, e cila ka mbërritur fëmijë në Itali me një varkë është shprehur se, edhe qëndrimi i Tiranës është i diskutueshëm, mbase kërkon bonuse për të hyrë në BE.

‘Nuk mendoj se Italia do t'i kishte lejuar ndonjëherë vetes t'i kërkonte diçka të tillë ndonjë shteti perëndimor. A do të kishte pasur ndonjëherë guximin të kërkonte një copë tokë dhe sovranitet, për shembull, nga Gjermania?’, është shprehur Sindi Manushi për La Repubblica.

Dy ditë më parë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan një marrëveshje që sjell në Shqipëri 36 mijë emigrantë të cilët shpëtohen në det.

Reagimet ndaj kësaj marrëveshje kanë qenë të gjitha negative si në Itali, Shqipëri, por edhe nga Brukseli, që e kanë cilësuar si një poshtërsi, pasi ishin njoftuar vetëm 1 orë para se të hidheshin firmat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco