VIDEO/ Gjipali: BE ka kërkuar të analizojë marrëveshjen mes Melonit dhe Ramës

20:49, 08/11/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferkon për të hedhur dritë mbi reagimin e BE-së për marrëveshjen e emigrantëve mes Ramës dhe Melonit ishte eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Gledis Gjipali

Gjipali është shprehur se BE e ka bërë të ditur se pa u njohur çështjet dhe detajet e marrëveshjes me Shqipërisë dhe Italisë nuk do të dalë me një vendim përfundimtar.

"Është hera e parë që ndodh një marrëveshje e tillë mes Italisë dhe Shqipërisë, duke qenë se trajton çështje të azilit që janë të rregulluara nga legjislacioni evropian kjo bën që Italia ta zbatojë me detyrim këtë.

Marrëveshja ka disa aspekte që duhet të shihen në detaje, pasi  vendimi është politik dhe i takon juristëve që ta zbërthejnë me detaje dhe për të rregulluar problemet. Zëdhënësit e BE-së ata do ta shikojnë me përparësi çështjen dhe pasi të njihen me marrëveshjen do të dalin me vendim përfundimtar.

Për shkak të presionit në rritje politik për shkak të emigracionit KE tregohet më diskret me vendimet e tij dhe mbi këtë marrëveshje u shpreh që pa u njohur me detajet nuk do të dalim me vendim përfundimtar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco