Lajmi i fundit

LIVE/ Prortestuesit shkulin gardhin tek bashkia, përballen me polciinë

‘Butrinti’/ Tryeza e Specialistëve i drejtohet GJK-së: Në pikëpyetje integriteti shkencor e territorial

‘Butrinti’/ Tryeza e Specialistëve i drejtohet GJK-së: Në pikëpyetje integriteti shkencor e territorial

20:15, 07/11/2023
A+ Aa A-

Një tryezë specialistësh nga fusha të ndryshme u mblodh për Butrintin, ndërsa parku arkeologjik i mbrojtur nga UNESCO pritet t’i nënshtrohet një modeli të ri menaxhimi me fondacion, ku vendimet merren nga një bord për emrat e të cilit, përfshirë Richard Hodges, pati diskutime që vënë në pikëpyetje të ardhmen e parkut dhe kufijtë e tij, ndonëse siç tha tare, në vitet 2000 ish kryeministri Nano dhe Kryeministri aktual Rama e mbrojtën nga ndërtimet e lakmitë.

Auron Tare, ish drejtor i Butrintit u shpreh: “Ka dy çështje të rëndësishme, e para është integriteti shkencor i Butrintit. Ju e keni parë videon e famshme të profesor Hodges (Richard) ku ai thotë se zona e jugut rastësisht i ra Shqipërisë, duhet të ishte pjesë greke. E dyta është integriteti territorial. Brenda në zonën e mbrojtur dhe në atë që ishte e mbrojtur dhe u hoq po bëhen ndërtime”, tha Auron Tare, ish drejtor i Butrintit.

Ndërsa ligji i trashëgimisë së vitit 2018, i hap udhë modelit të ri të menaxhimit që ka nxitur debate, qëndrime dhe argumente komplekse, çështja ka shkuar në dyert e Gjykatës Kushtetuese, për çka ka sa besim po aq edhe skepticizëm duke pasur deklaratat e Hodges.

“Nëse kemi në Unesco të regjistruar Parkun kombëtar të Butrintit, duke futur peizazhin e Butrintit dhe qytetin antik, koncesioni i Butrintit e nisi udhëtimin me copëtimin e parkut”, tha deputetja Ina Zhupa.

Ndërkaq, juristi Bledar Dervishi, “Ju keni mbrojtur fort tezën e identitet e trashëgimi që janë dy koncepte që kushtetuta i shpreh që në preambul. Një nga ato elemente që e bën të cënueshme dhe me ves këtë marrëveshje janë ato deklarata që pamë aty (i referohet Richad Hodges që është pjesë e bordit të fondacionit që do menaxhojë Butrintin).

Parku më i rëndësishëm në vend, një pasuri unike dhe një prej siteve më fitimprurëse prej turizmit është parë herë-herë me optikën e interesave personale nga disa grupe e herë-herë me optikën e atyre kombëtare. Si në shumëçka, debati ka prekur edhe fundin ndërsa është cilësuar edhe politik për ta zhvlerësuar, ndonëse qasja daj trashëgimisë shihet si filozofi politike.

“Ligji individualet që thoni ju, nuk kanë lidhje me kushtetutën e një vendi demokratik fare, nuk është hera e parë që po ndodh me Butrintin është e njëjta vendimmarrje që i prodhon. Kemi të bëjmë me një filozofik politike të rëndë”, tha Ylli Manjani, jurist dhe ish ministër.

Akademia e Shkencave që muaj mëq parë mori zotimin ta mbrojë Butrintin, nuk ishte e pranishme në tryezë. Ndonëse akademiku Apollon Baçce mori përsipër të pohojë se e përfaqëson atë fjala e tij ruajti konturet personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco