Grusht shteti! Bllokimi i Kuvendit sot nga Garda, për të mos lejuar hyrjen e deputetëve të opozitës

Grusht shteti!

12:27, 06/11/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PL, Petrit Vasili, e ka cilësuar "grusht shteti", uzurpimin e Kuvendit nga Garda e Republikës. Duke komentuar skenat e pazakonta që u panë sot përpara Kryesisë së Kuvendit, Vasili nënvizoi

"Grusht shteti, Kuvendi pushtohet nga Garda! Në korridoret e Kuvendit, jashtë Kuvendit dhe në çdo qoshe ka vetëm gardistë. Pushtimi i parlamentit nga Garda është fakt. Republika parlamentare është nën atakun e mafies qeveritare.

Deputetëve u bllokohet hyrja nga gardistët. Derës së Kuvendit i është vënë shuli i hekurit për të ndaluar opozitën. Skena të neveritshme të militarizimit të Kuvendit nga Rilindja. Ky është grusht shteti dhe rrëmbimi i Kuvendit ka ndodhur. Qeveria dhe maxhoranca kanë dalë jashtë ligjit me veprimet puçiste të tyre."

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco