Mbledhjet online, Çupi:Vetëm në raste të jashtëzakonshme, luftë, fatkeqësi natyrore…

Mbledhjet online, Çupi:Vetëm në raste të jashtëzakonshme, luftë, fatkeqësi natyrore…

12:26, 06/11/2023
A+ Aa A-

Pas njoftimeve nga Kuvendi i Shqipërisë se do të zhvillohen online mbledhjet e komisioneve parlamentare ka reaguar me një postim në facebook deputetja demokrate Dhurata Çupi.

“Rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme, përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore”, shkruan ajo.

Postimi

Rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme, përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore (neni a/5). Zhvillimi i mbledhjeve online vendoset me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve (neni 6).

Megjithëse, fatmirësisht Shqipëria nuk është në asnjë prej rasteve të masave të jashtëzakonshme, mazhoranca socialiste, në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe pa vendim të Konferencës së Kryetarëve, ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, me qëllim të vetëm shuarjen e zërit të opozitës në Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco