Propaganda/ I mbytet qyteti që drejton vetë me 20 min shi, thotë se do ndihmojë Toskanën mijëvjeçare

Propaganda/ I mbytet qyteti që drejton vetë me 20 min shi, thotë se do ndihmojë Toskanën mijëvjeçare

11:17, 03/11/2023
A+ Aa A-

Tirana solidarizohet me Firencen dhe Toskanën në Itali, të cilat gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme kanë pësuar përmbytje, si pasojë e motit të keq.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka shprehur mbështetjen dy homologëve të tij italianë për çdo nevojë.

“Të gjithë në Tiranë jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi i përmbytjeve dhe humbjeve të jetëve në Firence dhe në Toskanë. I shpreha solidaritetin vëllait tim, kryebashkiakut Dario Nardella dhe mikut/kryetarit Eugenio Giani. Lutemi që kjo katastrofë të kalojë sa më shpejt dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo rast nevoje”, shkruan Veliaj.

Por thjesht vlen te kujtojmë këtu që Tirana qe drejton rilindasi Veliaj përmbytet me vetëm 20 minuta shi. Dhe kjo ndodh në mënyrë të vazhdueshme. Por në vijim të propagandës së liderit global edhe Veliaj nuk ka dëshirë të nelet asnjë hap pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco