Gjykata Speciale arreston ish- komandantin e UÇK-së, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arreston ish- komandantin e UÇK-së, Isni Kilaj

09:56, 03/11/2023
A+ Aa A-

Arrestohet ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Komuna e Malishevës në një postim në Facebook. 

Kilaj është arrestuar pasi Gjykata Speciale bastisi të enjten shtëpinë e tij. 

Në postimin e Komunës së Malishevës është shprehur shqetësim për arrestimin e ish-kryetarit Kilaj.

“Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj. Paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e z.Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panik dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve”, thuhet në këtë postim.

Në këtë postim kërkohet nga Gjykata Speciale “të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve”.

“Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit. Ne kërkojmë që Gjykata Speciale, të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve dhe në të njëjtën kohë, kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë”, thuhet në postim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco