Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

‘Kathimerini’: Standardet e dyfishta të drejtësisë me Belerin dhe Xhaçkën

‘Kathimerini’: Standardet e dyfishta të drejtësisë me Belerin dhe Xhaçkën

09:53, 03/11/2023
A+ Aa A-

Nga Vassilis Nedos, Kathimerini

Avokatët mbrojtës në gjyqin e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek, Fredi Beleri, i akuzuar për blerje votash, po theksojnë ato që ata i quajnë standardet e dyfishta të vendosura nga gjyqësori shqiptar.

Anëtarët e komunitetit etnik grek pretendojnë se akuzat kundër Belerit janë të lidhura me investimet rreth qytetit të Himarës, zhvillimi turistik i të cilit ka qenë i shpejtë vitet e fundit.

Në veçanti, ata përmendin zvarritjen e padisë së Belerit kundër ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, për pushtimin e paligjshëm të një trualli bregdetare, i cili sipas pretendimeve të pronarit të saj ligjor, është fituar me një titull të falsifikuar. Pas dy vitesh hetime, prokuroria përkatëse e Vlorës nuk gjeti asnjë provë dhe e la në sirtar çështjen.

Përkundrazi, sipas Stelios Bolanos, përfaqësues etnik grek dhe mbështetës i Belerit, prokuroria e Vlorës arriti të ‘kopsisë’ çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës në vetëm katër ditë, edhe pse nuk kishte autoritetin për ta bërë këtë.

Përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtmes iu dha statusi i investitorit strategjik në bazë të truallit të përvetësuar në këtë proces të diskutueshëm, i cili u denoncua jo vetëm nga minoriteti grek, por edhe nga opozita. Statusi i investitorit strategjik u dha nga një komision i kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Për kampin e Belerit, lidhja është e qartë. Pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe fitores së dukshme të bashkisë nga Beleri, i cili i përket një partie opozitare, ekzistonte frika se planet për të kontrolluar investimet rreth Himarës, do të rrëzoheshin.

Beleri tashmë është në paraburgim prej pesë muajsh e 20 ditësh pa marrë as leje të posaçme për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës. Në periudhën e ardhshme, kur do të fillojë procesi gjyqësor, pritet që këto argumente të ngrihen nga mbrojtja e Belerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco