Lobimi rus/ Kush gënjen, Luli si gjithmonë, apo ideologu i tij 'konservator'?

Lobimi rus/ Kush gënjen, Luli si gjithmonë, apo ideologu i tij 'konservator'?

20:20, 02/11/2023
A+ Aa A-

Basha gënjen aq shumë sa nuk koordinohet as me të vetët që të përsërisin të njëjtën gënjeshtër të gjithë. Më poshtë po sjellim dy qëndrime për të njëjtën çështje të dy njerëzve të afërt (politikisht) me njëri-tjetrin, Lulzim Bashës dhe Fitim Zekthit.

Pas publikimit të investigimit të BBC, ku faktohen akuza për lidhjet e Lulzim Bashës me kompani ruse të afërta me Putinin dhe ish-udhëheqësin famëkeq të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, analistë të njohur për qëndrimet e tyre pro Bashës janë munduar të relativizojnë skandalin.

I ftuar në News24 për çështjen lobimit të Bashës dhe foton e famshme me ish-presidentin e ShBA-ve Donald Trump, ka qenë analisti Fitim Zekthi.

Gjatë bisedës në studio Zekthi ka thënë se kjo nuk është diçka e re, por një gjë që dihet nga të gjithë.

“Shkrimi nuk kishte asgjë të re, janë të gjitha gjëra që janë thënë, që nga Partia Demokratike e Shqipërisë kanë shkuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaq para nëpërmjet Biniatta Trade. Këtu s’kishte asgjë të re…Është publike,është e publikuar që Partia Demokratike e Shqipërisë ka paguar 500-mijë dollarë për të lobuar pranë Partisë Republikanë amerikane. Këto para dihet që kanë kaluar nga Nick Muzin te Biniatta Trade tek Partia Republikane në ShBA…”,- shprehet ananilsti Zekthin ditën e sotme (2 nëntor 2023).

 

Por ajo që është për t’u habitur është fakti se si ka mundësi që Zekthi nuk e di që Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka paguar asnjë qindarkë për foton me Trump.

Në një intervistë me gazetaren Eni Vasili, në Neës24 - 20 qershor, 2017, i pyetur se sa para ka paguar për foton me Trump, Basha deklaronte se fotoja nuk ka kushtuar asnjë qindarkë.

Vasili: Në rrjetet sociali u diskutua shumë për foton dhe u diskutua edhe një çmim, 20-mijë dollar…keni një koment për këtë?

Basha: Po të ishte për çmim Edi Rama do të kishtë bërë film. Se ai e ka provuar që me para blen dhe përpiqet që të blejë gjithçka. Kjo foto nuk ka kushtuar asnjë qindarkë, por kjo foto është e paçmueshme, siç është i paçmueshëm dhe i pa harrueshëm takimi me liderin e botës së lirë, presidentin amerikan Trump, përgjigjej Basham ë 20 qershor 2017.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco