Ligji i vë bashkiakët 'nën darën' e prefektit, Asllani: Qeveria vendosi asgjësimin e plotë të disa hallkave

Ligji i vë bashkiakët 'nën darën' e prefektit, Asllani: Qeveria vendosi asgjësimin e plotë të disa hallkave

15:56, 31/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari për pushtetin në Partinë Demokratike, Ylli Asllani, i ftuar ditën e sotme në edicionin e mesditës ka komentuar ligjin e ri të vendosur nga qeveria Rama, ku sipas ministrisë së Brendshme ka vendosur që të bëjë ndryshimin e ligjit të vitit 2016 duke i dhënë ‘forcën‘ prefektit që të shkarkojë kryebashkiakët.

Asllani u shpreh se strategjia e tyre për ta asgjësuar plotësisht pushtetin lokal nuk kishte dhënë efeketet e duhura, dhe kështu që duhej krijuar edhe një herë një ministri e cila godiste edhe ato hallka

Deklarata e tij:

Ylli Asllani: 'Në fakt në momentin që platforma e Ramës në krijimin e një ministrie të re u shfaq këtë radhë  duke i shtuar ministrinë e pushtetit lokal të gjithë u çuditën sepse në 2015 Partia Socialiste dhe kryetari i saj i quajtën problemet e pushtetit lokal të ezauruara bashkë më reformën lokale.

Strategjia e saj për ta asgjesuar plotësisht pushtetin lokal nuk kishte dhënë  efketet e duhura, dhe kështu që duhej krijuar edhe një herë një ministri e cila godiste edhe ato hallka apo funksione që i jepnin pushtetit lokal.

Një nga këto hallka brenda rajoneve apo qarqeve të administrates shtetërore të përfaqësues nga prefekti  i qarkut që është në thonjza i deleguar nga kryeministri i vendit përfaqëson votat e qytetarëve. 

Prefekti i një qarku kishte të drejtë të monitorojnë ligjshmërinë e marrjes së vendimeve të këshillave bashkiakë dhe urdhërave e vendimeve të kryetarvev të bashkisë e të ngelej pikërisht këtu

 Si duket gjithë kjo hisotri që mund të kthehej në pushtet nuk i shkoj për shtat qeverisë e vendosi asgjësimin e plotë të disa hallkave me krijimin e një drafti ku  prefektit në mënyrë të çuditshme e antiligjore i jepet kompetenca që kanë shqetësuar komunitetin ligjor'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco