Kallaba: Zgjidhet qeveria e re në Mal të Zi, tre shqiptarë në kabinet

14:53, 31/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin mesditës në SYRI TV me moderatoren, Eneida Ndoci  për të komentuar zhvillimet e fundit politike në Malin e Zi ishte analisti, Ismet Kallaba.

Kallaba është shprehur se ky përfaqësim i shqiptarëve në qeverinë e re në Malin e zi është përfaqësimi më i madh që kanë pasur ndonjëherë partitë shqiptare.

Ky është përfaqësimi më i madh në nivel ministror që kanë pasur ndonjëherë komuniteti shqiptar në Malin e Zi. mendoj që ky përfaqësim pavarësisht faktit që në numra pesha e partive shqiptare në këtë qeveri të re është minimale dhe partitë shqiptare do ta kenë shumë të vështirë të shtyjnë përpjekjet dhe idetë e tyre.

Partitë që përbëjnë koalicionin për Ardhmërinë e Malit të ZI që janë nxjerrë dhe kryetarin e kuvendit nuk janë zyrtarisht pjesëtar të marrëveshjes. Kryetari i Kuvendit njeh pavarësinë e Malit të Zi por edhe marrëveshjet që ka nënshkruar shteti në njohjen e pavarësisë së Kosovës, por problemi do të jetë në të ardhmen në bashkëjetesën në qeveri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco