Berisha: Dhunën e nisi deputeti tjetër, deputeti Sina mori fjalën për të thyer protestën tonë

14:44, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Kryetarin e Grupit Parlamentar Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës.

Berisha është shprehur se dhunën në parlament e nisi deputeti i PS pasi kërkonte të thyente protestën tonë kushtetuese në parlament.

"Jo me dhunë. Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo, të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte tu kundërvihej protestës tonë, duke ja dhënë fjalën këtij dhe ati.

Z. Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit.

Ti marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht. Ne në protestë, ky mori fjalën për të prishur protestën.

Ky nuk është polic aty, por deputet dhe nuk mund të prishë protestën.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë deputetët e mazhorancës përballë bllokimit të njëpasnjëshëm?

Sali Berisha: Ne pse po e bllokojmë. Deputetët e mazhorancës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan që parlamenti të funksionojë. Kaq e thjeshtë është."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco