KAFE SHQETO/ Çollaku: Drejtësia në Shqipëri, seli e Partisë Socialiste

09:48, 27/10/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte I ftuar gazetari Basir Çollaku, i cili ka komentuar zhvillimet skandaloze me akuzat dhe gjyqin për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Ai tha se “nuk ka arsyetim, është porosi partiake, prokuroria e posaçme ngjan më shumë me një institucion politik se sa juridik. Nuk është një proces i rregullt ligjor”.

Çollaku deklaroi se: "Drejtësia në Shqipëri është seli e Partisë Socialiste".

“Të thuash se nuk pranojmë asnjë kërkesë, ky është një proces politik dhe pastaj kjo varet nga urdhrat që ke marrë e që janë nga jashtë salle. Një mungese serioziteti në përzgjedhjen e atyre që do të ishin pjesëmarrës në një proces”.

“Fakti është këtu. Pse jemi ne në 46’ sot, sepse janë fëmijët e atyre që bënë '46-ën, nuk njohin ligj dhe drejtësi. Kemi parasysh urdhrin politik të Edi Ramës në kongresin e PS. Në fundin e afateve, të thuash se je në hetim, s’ka fakte, s’ka prova. I njofton se je duke u hetuar dhe të çon në burg. Prokuroria, nëse gjen prova, t'i bëje të ditura dhe të veprojë.

Ata nuk janë ta pavarur, Kjo prokurori punon si fasoneri.

Po dëshmojnë se edhe te ky hetim nuk po gjejnë provë. Duhet të hetojnë edhe pse janë rritur pensionet ose pse janë ulur taksat. Ky është një precedent me rrezikshmëri të lartë për gjithë shoqërinë shqiptare”, tha gazetari Çollaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco