Bruksel, Borell: Kushtet e njërës palë e bënë të pamundur marrëveshjen Kosovë - Serbi

Bruksel, Borell: Kushtet e njërës palë e bënë të pamundur marrëveshjen Kosovë - Serbi

07:15, 27/10/2023
A+ Aa A-

Bruksel - Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrel ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve nuk ishte e mundur, sepse parakushtet e njërës palë ishin të papranueshme. Ai konfirmoi se është biseduar rreth propozimit të ri rreth statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ne Kosovë, njofton RTK.

“Palët nuk ishin të gatshme të pajtoheshin për këtë pa parakushte, se ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund kërkojmë nga palët që të angazhohen sinqerisht në procesin e normalizimit. Kjo mund të bëhet vetëm në kuadër të dialogut, sepse është e vetmja mënyrë që ata të përparojnë në rrugën evropiane. Ne do të vazhdojmë të insistojmë dhe punojmë për të arritur një marrëveshje. Por sot, për fat të keq, nuk ka qenë e mundur pa, siç thoshin, parakushte nga secila palë që ishin të papranueshme për palën tjetër”, deklaroi Borrell në enjten në mbrëmje pasi që përfunduan të gjitha përpjekjet që të vije deri të një lloj ujdie mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai tha se Bashkimi Evropian është shumë i shqetësuar për shkak të ngërçit në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe sulmet e fundit terroriste që janë dënuar sërish në takimin e liderëve të BE-së që po zhvillohet në Bruksel.

Ai cilësoi se ekziston një pengesë e madhe në këtë proces e që është Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Propozimin të cilin pesëshja  e madhe e solli në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor, shefi i diplomacisë evropiane e cilësoi “evropian, serioz dhe të balancuar”.

“Paraqitëm një propozim të ri evropian, serioz dhe të balancuar për themelimin e kësaj Asociacioni të Komunave dhe këmbëngulëm që palët ta shfrytëzojnë këtë rast, që do të ishte një gjë e mrekullueshme. Do ishte një hap i madh përpara në procesin e normalizimit dhe për të shmangur spirale të reja të dhunës”, tha Borell.

Gjithashtu shtoi se ishte ky rasti që palët të shfrytëzojnë dhe bëjnë hapin përpara në procesin e normalizimit dhe për të shmangur spirale të reja të dhunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco