Pasi u injorua në çdo propozim absurd që dha, Rama kërkon 'hise': Përgëzoj Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së

Pasi u injorua në çdo propozim absurd që dha, Rama kërkon 'hise': Përgëzoj Kurtin për pranimin e propozimit të BE-së

16:20, 26/10/2023
A+ Aa A-

Edi Rama injorua në çdo propozim absurd të tijin në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë - Serbi, por sërish nuk i rrihet pa ndërhyrë edhe pa ia kërkuar askush mendimin.

Këtë gjë ka bërë duke nxituar sot të "përgëzojë" Albin Kurtin që ka pranuar një propozim të BE-së për asosacionin gjatë takimeve të Kurtit e Vuçiçit me Scholz, Macron dhe Melonin.

Në një reagim në X, Rama shkruan se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”, shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco