Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Indeksi global/ Prej 2015-tës, Shqipëria regres në raport me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës

Indeksi global/ Prej 2015-tës, Shqipëria regres në raport me sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës

21:43, 25/10/2023
A+ Aa A-

Indeksi i Sundimit të Ligjit ËJP, ka evidentuar se Shqipëria ka bërë hapa prapa sa i përket shtetit të së drejtës përgjatë vitit 2023, gjë e cila ka filluar prej vitit 2015.

Shqipëria është renditur në vendin e 91 nga 142 vende që janë në rang global.

Nëse e krahasojmë me një vit më parë ka një rënie shumë të madhe pasi në 2022 Shqipëria rezultonte në vendin e 87 nga 140 që ishin në renditej globale.

Sa i përket vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, rezulton se Serbia gjendet në vendin e 93, Maqedonia e Veriut në vendin e 67, Mali i Zi në vendin e 57, Kosova në vendin e 57, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 75.

Sa i përket vendeve që janë renditur në krye të listës janë në vend të parë Danimarka, në të dytin Norëay ndërsa në të tretin Finlanda e vijon me radhë, Suedia, Gjermani, Luksemburg etj.

Sipas të dhënave të bëra publike ka dhe rankim dhe sipas çështjeve apo faktorëve.

Sa i përket kufizimeve në kompetencat e qeverisë vendi ynë renditet e 107; Mungesa e korrupsionit (108); Qeveri e hapur(80) Të drejtat themelore (68); Rendi dhe siguria (53);  Zbatimi rregullator (112); Drejtësia civile (102) dhe Drejtësisë penale (91).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco