Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

VIDEO/ Kryemadhi tregon votën pro Metës: Për të gjithë ata që thonë se jam tradhtare...

14:38, 27/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, votoi për Ilir Metën si president i kësaj partie.

Pasi votoi, Kryemadhi tregoi votën e saj për SYRI TV.

“Për të gjithë ata që thonë se jam tradhtare,” ironizoi Kryemadhi.

Konventa e Partisë së Lirisë, ka miratuar propozimin e Monika Kryemadhit për të futur në statutin e Partisë së Lirisë, që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i kalojë grave që janë në listat për deputete.

Teksa Monika Kryemadhi propozoi që 30 % e buxhetit të fushatës t’i jepet grave, Konventa e votoi propozimin, por me ndryshimin që të mos jetë 30% por 50%. Ndryshimi i shifrës u bë nga Ilir Meta.

Ndërsa propozimi tjetër i Monika Kryemadhit për konfliktin e interesit u rrëzua nga delegatët e Konventës Kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco