Plehrat-5D-Harabeli e tani transporti/ Hoxhaj: Qeveria po vazhdon të suportojë Veliajn

20:17, 09/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari dhe autori i emisionit investigativ ‘PLUG’, Julian Hoxhaj  i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv solli detarje të reja sa i përket megaaferave në të cilat është përfshirë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, po ashtu edhe bashkëshortja e tij Arjola Xoxa.

Hoxhaj u shpreh se me projektligji i miratuar për transportin publik në Tiranë është suport nga qeveria për Erion Veliajn.

“Kemi treguar me dokumente sesi Arjola Xoxa nëpërmjet shoqatës kolturore të saj ‘Harabel’ ka vendosur në landfillin e Sharrës një dritare të vjetër për të zbukuruar landfillin dhe që do të qëndronte aty për 5 vite.

Mënyra sesi ka vepruar bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë për të pasur një marrëdhënie edhe me biznesin e mbetjeve në Sharrë. Kontrata për ta kamufluar Arjola Xoxën është bërë nëpërmjet kompanisë së inceneratorit.

Në kontratë, pikat e saj të marrëveshjes përcaktojnë se është pronarja e kësaj vepre arti dhe të gjitha këto elemente të tjera janë pikërisht në eksluzivitetin e shoqatës ‘Harabel’ të Arjola Xoxës.”

“Unë mendoj se do duhej të ishte shtyrë së pari ky projekt. Duket sikur po i bëhet një lloj sfide prokurorisë së posaçme e cila po heton megaaferat e bashkisë Tiranë ku është i përfshirë direkt Erion Veliaj  dhe në Parlament qeveria duket sikur po e suporton Erion Veliajn duke i thënë që ‘ti vazhdo vish, ja ku i ke paratë e tjera, tashmë pasi ke mbaruar punë me 5D, me inceneratorin, me ndërtimin tashmë ke edhe paratë për transportin publik’”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco