Shkreli: Shkodra u grabit nga bashkëpunimi i Spiropalit me bandat kriminale

20:17, 09/05/2024
A+ Aa A-

Eliona Shkreli, anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës ishte ndër folëset në tubimin që mbahet në mbrojtje të liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet i arrestuar politikisht nga pushteti dhe drejtësia politike e Edi Ramës që prej 30 dhjetorit 2023.

Gjatë fjalës së saj, Shkreli theksoi se drejtësia në Shqipëri është duke bërë padrejtësi ndaj liderit të opozitës dhe duke mbyllur sytë ndaj vjedhjeve të pushtetit të Rilindjes.

"Unë nuk e kuptoj çfarë bën drejtësia. Çfarë bën drejtësia në Shqipëri përballë korrupsionit të këtyre (pushtetit). Drejtësia e padrejtë izolon liderin e Partisë Demokratike. Një tjetër padrejtësi e drejtësisë është edhe pengmarrja e vulës së Partisë Demokratike."- tha Eliona Shkreli.

Me tej ajo u ndal të Bashkia Shkodër ku tha ndër të tjera se Shkodra ka përfunduar në propagandë, në fasadë dhe në projekte të premtuara që nuk gjejnë zbatim.

“Kjo qeveri, këto pushtete nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse propagandë të shëmtuar dhe vjedhjen e parave tona. Kjo qeveri ka shpopulluar fshatra e qytete për t’i populluar me qytetarë jo shqiptarë që do të humbin identitetin e shqiptarit. Thonë se Shkodra u fitua. Jo, Shkodra u grabit. E deleguara e PS ulej në makinat e “metamorfozës”. Unë kam një mesazh për Elisa Spiropalin: Shkodra u grabit njëherë, por kjo nuk do të ndodhë më. Shkodra nuk do tua falë dhe do të reagojë kur nuk ua pret mendja”,- u shpreh anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco