Se kam fatin e nënë Selvijes...

Se kam fatin e nënë Selvijes...

16:41, 27/04/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Dylgjeri

Unë e kam zili nënë Selvien

se i merr 50 mijë lek në muaj.

Jam xheloz se Unë smarr hiç prej vitesh...

Tani për kë ju vjen më keq

O miq, o ekonomistë, o të zgjedhur, o politikanë, për Nënë Selvijen apo për Mua ‘babë Caracin’? Për mua që edhe e shtoj popullsinë apo për Nënë Selvijen që i kanë rënë gjethet? Doni 4 milion popullsi

apo doni 4 milion Selvi?

Si mua janë edhe mbi 120 mijë dosje që presin radhën prej vitesh në Gjykatat e Shqipërisë, kryesisht në Apel etj.

Këto 120 mijë nëpunës në pritje, kanë nën kujdesje e rritje fëmijë e prindër, kanë edhe nënë Selvijen për kujdesje, por... nuk kanë shtetin, nuk kanë Partitë Politike, nuk hynë e as nuk hynë në prioritetet e tyre dhe të Profesorëve të Ekonomisë që ato mbajnë pas.

Ndaj duhet prehur lapsi më mirë, duhet prehur nga të dy krahët, dmth kush janë më shumë e më të vlefshëm. Profesorët të jenë me laps pa gomë, që mos bëhen gabime në PROGRAME.

Janë nëpunësit, shërbimi civil që regjimi Rama i largoj nga puna dhe që sot nuk gjejnë mbështetje e përkrahje...por heshtje dhe përçmim edhe në

Partitë ku ato militojnë.

Në ç'program do të mbrohet kjo kategori ?

Merreni detyre shtëpie o politikanë. Tani jeni më të qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco