VIDEO-SYRI TV/ ‘Shqiponja e Zezë’, Edi Rama në dosjen e grupit kriminal në Belgjikë

16:42, 27/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama përfshihet sërish në një dosje tashmë jo nga drejtësia shqiptare por ajo belge. Media belge RTLinfo në një shkrim të sajin, thotë se emri Edi Ramës përmendet tek dosja ‘Shqiponja e Zezë’, një dosje e cila ka të bëjë me një rrjet të trafikimit të drogës në europë. Pas aktivitetit kriminal, synonte pastrimin e parave, që sipas dosjes e ka realizuar në Shqipëri, përmes lidhjeve me politikanë të fuqishëm. 

Nga SYRI TV

Emri i kryeministrit Edi Rama përmendet në dosjen e një grupi trafikantësh droge në Belgjikë. Në dosjen ‘Shqiponja e Zezë’, të hetuar nga autoritetet belge dalin në pah lidhjet e trafikantëve shqiptarë me politikanë të mazhorancës.

Sipas mediave belge RTLinfo shtetasi shqiptar Arben.I ka ndihmuar në pastrimin e parave të ardhura nga trafiku drogës në Shqipëri. Në dosjen e prokurorisë belge, thuhet se Arben.I së bashku me kushëririn e tij Alfredo H. ka negociuar për pastrimin e parave në Shqipëri duke pasur mbështetjen e politikanëve shqiptarë.

Arben I. e konsiderohet si ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., një nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme, me qendër në Majorka. Ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbështetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Për shkrimin e medias belge, ka reaguar dhe kryetari i grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Në një shkrim në rrjetin social X, Bardhi shkruan se emri kryeministrit Edi Rama përmendet sërish një dosje të grupeve kriminale.

Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës.

Dosja ‘Shqiponja e Zezë’ sipas medias belge përmban 17 faqe, dhe heton një grup shqiptarësh që trafikonin lëndë narkotike në Itali, Spanjë dhe Belgjikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco