‘Shkeljet e SPAK dhe GJKKO’/ Paloka i nxjerr vendimin për Tahirin, ‘profesionistëve’: Lexoni dhe heshtni

‘Shkeljet e SPAK dhe GJKKO’/ Paloka i nxjerr vendimin për Tahirin, ‘profesionistëve’: Lexoni dhe heshtni

21:32, 25/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka publikuar vendimin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për rastin e ish-ministrit socialist Saimir Tahiri.

Duke i sugjeruar të lexojnë pikën 2 të këtij vendimi të Kuvendit, Paloka i ka kërkuar ‘profesionistëve’ që justifikojnë shkeljen e kushtetutës nga SPAK dhe GJKKO, që të heshtin për të ruajtur integritetin, nëse i ka mbetur.

Postimi i plotë:

Per te gjithe ata “profesionistet” qe vazhdojne te dalin studiove dhe kerkojne te justifikojne shkeljen e Kushtetutes nga SPAK dhe GJKKO .

Ky eshte vendimi i Parlamentit per Saimir Tahirin.

Lexoni piken 2 dhe perpiquni te heshtni per te ruajtur integritetin “profesional( ne se ju ka mbetur).

Vendimi i Parlamentit per deputetin Saimir Tahiri Tetor 2017👇

✅Pranimin e kerkeses së Prokurorise prane Gjykates së

Shkallës se Pare për Krime të Rënda Tiranë per:

✅1- Dhenien e autorizimit për kontrollin personal dhe të baneses për deputetin e Kuvendit të Republikes së Shqiperise Saimir Tahiri.

‼️2- Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashte shtetit, detyrimin për t'u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin per qëndrimin në një vend të caktuar, si masa shtrenguese të heqjes së lirisë në kuptim të germave a), b), c) të nenit 232 të Kodit të Procedurës Penale të Republikes se Shqipërisë.

❌3-Rrezimin e kërkesës së Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tirane për dhënien e autorizimit për masën e arrestit në burg ose në shtëpi për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri, në kuptim të shkronjave d) dhe dh) të nenit 232 të Kodit të Procedures Penale të Republikës së Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco