Berisha: Po e mbroj PD përballë një procesi politik kundër programit të saj! Asnjë familjar imi nuk ka përfituar në kundërshtim me ligjin

Berisha: Po e mbroj PD përballë një procesi politik kundër programit të saj! Asnjë familjar imi nuk ka përfituar në kundërshtim me ligjin

12:17, 25/10/2023
A+ Aa A-

"Si mund ta dëmtoj unë PD-në, kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik kundër programit të saj?! - theksoi sot, lideri historik i PD-së para mediave gjatë një konference shtypi ku ia përgjigj pyetjeve edhe për reformat e zhvilluara në vitet e tij të qeverisjes si ish-Kryeministër dhe ish-President i vendit.

"Si mund ta dëmtoj unë?! - vërejti ai. -  Përkundrazi, PD është e do mbetet trashëgimtare dhe krenare e këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë më shumë se të gjitha të tjerat. Nuk kam personale unë këtu, unë kam këtu gjithçka parimore, programe, e cila përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm.

Tani të thuash ti se unë letrat me vlerë i paskam futur në përdorim për dhëndrin tim, po nuk ka marrëzi si kjo. Po letrat me vlerë kanë nisur të përdoren në vitin 1995 dhe ato gjer në fund përbëjnë mbi 300 milionë euro që qytetarët kanë përfituar dhe janë pak. Ne shpërndamë letra me vlerë te 1.3 milionë shqiptarë", nënvizoi Berisha.

"Nëse një familjar i imi, ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës"

Më tej, kryetari i PD e përforcoi sërish fjalën e tij: "E kam thënë dhe e them përsëri, kur një fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim. Por të garantoj se me falsitete, me trillime, me shpifje, kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë të tërhiqet Sali Berisha.

Ja pra janë këto që janë reforma, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra shqiptarë.

Dhe që jam krenar për to, sepse transformova çështjen e pronësisë. Nëse një familjar i imi, ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës.

Por të thuash se ku i mori paratë ky që hyri me 113 metër tokë dhe dori me 5 milionë, siç bëjnë organet e Sorosit dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske.

Sepse ai që përfundoi me 5.4 milionë euro, ishte investitor me marrëveshje të firmosur, të noterizuar që në vitin 2008. Ai bashkë me bashkëzhvilluesit e tjerë, tre vetë, vendosi kontributet në themel të këtij aktiviteti. Dhe kontributi nuk ishte 113 metra tokë siç mashtrojnë skapistët dhe përcjellin mediat e Sorosit, por ishte 1250 metra katrorë tokë, sepse ai bleu tokat e kushërinjve të vet.

E them prapë, në dacibaon e tyre është e shkruar, Fatmir Bektashi ka deklaruar se ramë dakord të shesim apartamentet në themel. Pra, ra dakord me dy ortakët e tjerë. Kjo do të thotë se qindra e qindra apartamente u ndërtuan me paratë e shitjes në themel.

Ndërtuesi Fatmir Bektashi vendosi më shumë para, Abi Malltezi vendosi më shumë tokë, Xhimi Begeja vendosi ato që vendosi. Ata të tre kanë firmosur një marrëveshje të noterizuar.

Atëherë, sa e ndershme është që thuash që hyri me 100 metër tokë investim dhe doli me 5 milionë. Nuk ka gjë më të pafytyrë dhe më të pandershme. Hyri me 1300 metër tokë, hyri me 60 milionë lekë dhe më të gjithë aksionet e tij nga sa i takonin nga shitja e apartamenteve në gropë. Sikundër ortakët e tij.
Pra, nëse ka një gjë të qartë si kristali, po të mos fshihen qindra kontrata të noterizuara dhe fatura bankare që dëshmojnë shitjen në themel me çmimet nga 680 në 730 euro metri katror, që përbënte në atë kohë çmimin më të lirë. 200 metra më tutje shiteshin 960 euro, jo në themel, por të përfunduara.

Pra, ata të cilët nuk duan të përtypin shpifje, trillime apo të vazhdojnë trillimet, nuk mund të shtrojnë pyetjen se si u bë ky djalosh me 5.2 milionë euro fitim, pas 12 viteve zhvillim të zonës.

Këta të tre ndërtuan 17 pallate, duke shitur në çdo pallat që nga themeli, zgjodhën vetë me vullnetin e tyre. Këtë e fshehin sepse duan të bëjnë të besueshme gënjeshtrat e tyre.

Si mund të pranoj unë një gjë të pavërtetë? Si mund të pranoj unë që ky person ishte- siç thonë Soros-Mediat- një investitor misterioz. Një paturpërsi. Ky ishte investitor me marrëveshje të dërguar te noteri. Trepalëshe. Që në vitin 2008. Me marrëveshje të anuluar, kur Edi Rama ua bllokoi gropën.

Vetë dacibao e tyre thotë se pati këto marrëdhënie dhe në fund konkludon se vetëm në vitin 2018 u shfaq si investitor. Këto janë të turpshme, por ky është niveli i kësaj drejtësie të kontrolluar nga Edi Rama."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco