Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Gjeneral Vladimir Qirjazi nuk zbatoi detyrën, departamenti antikorrupsion zbuloi se i ishin shkaktuar dëme shtetit

Berisha: Gjeneral Vladimir Qirjazi nuk zbatoi detyrën, departamenti antikorrupsion zbuloi se i ishin shkaktuar dëme shtetit

13:38, 23/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat, është shprehut se, një nga dëshmitarët e SPAK në dosjen ndaj tij, Gjeneral Vladimir Qirjazi ishte larguar sepse nuk kishte zbatuar detyrën.

Sipas Berishës, departamenti antikorrupsion gjatë kontrollit, kishte zbuluar se ai i kishte shkaktuar dëme shtetit.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Një argument tjetër kundër meje i Edi Ramës dhe skapistëve të tij laro është përdorimi i urdhrit të kontrollit që unë kam firmosur për bllokimin antiligjor të procesit të privatizimit të klubit Partizani nga delinkuentë që shpërbleheshin për këtë bllokim nga mafia e krijuar në klubin Partizani.

Lidhur me këtë pretendim, sqaroj sa vijon: kryeministri i Shqipërisë ka firmosur gjatë viteve 2005-2008, qindra e qindra urdhra kontrolli që i silleshin atij nga departamenti i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka refuzuar një të vetëm.

Urdhra të tjera janë firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtori i departamentit.

Por në rastin konkret, sqaroj se departamenti ka nisur kontrollin me urdhër të kryeministrit të datës 16.4.2009, bazuar në ankesën e familjeve pronare të truallit, të cilat akuzonin për korrupsion të madh në bllokimin e procesit.

Departamenti e kishte objekt të punës kontrollin e zbatimit të të drejtave të pronësisë nga administrata. Në konkluzion të kontrolleve, në rast të konstatimit të paligjshmërisë, prona i kthehej shtetit.

Departamenti ka ushtruar kontroll me objekt kontrollin e procedurave të dorëzimit të pronës së privatizuar. Prona ishte e privatizuar.

Shteti shqiptar, këtyre pronarëve, nga viti 2004, deri në ditën e daljes së kontrollit, duhej t’u paguante për 38 mijë metra katrorë, qiranë me vlerën e tregut që paguhej nga të zotët.

Nga kontrolli janë konstatuar faktet për hapat e ndjekur në vite për garantimin e zbatimit të ligjit.

Janë konstatuar një numër akte dhe shkeljesh, duke identifikuar ku ishte bllokuar procedura. Pronarëve iu ishte njohur prona, iu ishte kthyer prona. Kishin paguar paratë e privatizimit, por bllokohej procesi.

Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor.

Cilido që lexon akuzat e tij, e kupton mirë se ai me ato që thotë vetë, fakton se klubi Partizani, drejtori i tij, kishin përfunduar në tokën e askujt. Në një kohë kur ai ishte përgjegjësi numër një shtetëror për pronësinë e tyre.

Vladimir Qirjazi u rrëfen skapistëve të Edit se dërgova ekipin, kur më kërkuan me forcë, për kontabilizim. Ma përzunë, nuk e lanë të futej.

Po kush? Mafia, e cila ushqente me para. Paguheshin.

Për rreth 3 vjet nga dalja e urdhrit, nga viti 2006 deri në vitin 2009, kjo komandë nuk kishte përfunduar marrjen në dorëzim të pronës dhe regjistrimin në ZRPP. E merrte në dorëzim, ishte apo nuk ishte dakord, kjo është punë tjetër, por zbatimi i urdhrit të ministrit për ta marrë në dorëzim, për ta regjistruar në ZRPP, e them këtë se që nga viti 2000, ishte tokë pa zot. Kurse Ismail Lleshi si ministër u lëshoi urdhër në vitin 200o që ta merrnin në pronësi.

Se kur shkoi komisioni i kontrollit i departamentit tonë, gjeti 40 pushtime. Aty kishte hotele, ata paguanin. Aty kishte ndërtesa të tjera, ishte mbushur plot. Ata paguanin, se kujt, shtetit jo, asnjë lek.

Urdhri për marrjen në dorëzim dhe administrim ka dalë në vitin 2006, ndërsa procedura e privatizimit është çelur nga Ministria e Ekonomisë në vitin 2007.

Pra, urdhri i marrjes në dorëzim nga komanda mbështetëse ishte detyrim, i palidhur me privatizimin.

Qirjazi nuk ka kundërshtuar urdhrin e marrjes së urdhrit në administrim dhe kontabilizim si të paligjshëm, përkundrazi ka ndërmarrë hapa duke kërkuar regjimin në ZRPP, por nuk e ka ndjekur deri në fund regjistrimin, duke u mjaftuar çuditërisht vetëm me konstatimin e mosregjistrimit.

Kjo përgjatë një periudhe 3-vjeçare. Po ashtu Qirjazi ka nxjerrë urdhër në mars të vitit 2009 për lirimin dhe marrjen në dorëzim të objekteve. Grupi ka lënë një muaj afat për lirimin e objekteve.

Pas kalimit të afatit nuk ka ndërmarrë hapa të tjerë për ekzekutimin e urdhrit.

Qirjazi konstaton vetë se SH. A Partizani qëndron pa dokumentacion në objekt. I ka kërkuar klubit praktikën dokumentare, dhe nëse nuk i dorëzohet, duhet të ndërpriste menjëherë përdorimin e ambienteve.

Pra, ka pranuar se duhet të zbatojë urdhrin, por nuk e ka çuar deri në fund.

Dokumenti ka konstatuar këto shkelje dhe se mosvjelja e detyrimeve ndaj shtetit, ka sjellë dëm të konsiderueshëm në formën e fitimit të munguar. Po ashtu, ligji i pronave detyron pagimin e qirasë. Vonesa 3-vjeçare e qirasë së munguar kishte shkaktuar dëm financiar.

Departamenti rekomandon përmbylljen e procedurës së marrjes në dorëzim nga pronari sipas akteve dhe ligjeve në fuqi.

KONFERENCA E PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco