SYRI TV/ Masa për Berishën, në kundërshtim me Kushtetutën, u 'harruan' neni 38 dhe 73

13:51, 22/10/2023
A+ Aa A-

Po çfarë parashikon Kushtetuta dhe Rregullora e Kuvendit për heqjen e çfardo lloj lirie ndaj një deputeti. Ndjekim kronikën në vijim…

Syri tv

Dhënia e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimi I pasaportës për Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha përbën një nga shkeljet më të rënda që I bëhet Kushtetutës nga ana e SPAK, që në këtë rast ka pasur si qëllim vetëm zbatimin e urdhrit politik pa marrë parasysh Kushtetutë e ligj. Në nenin 38 të saj, Kushtetuta i njeh çdo shtetasi shqiptar të drejtën të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit. Në pikën 2 sanksionohet se “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”. Këto të drejta themelore i gëzon çdo shtetas shqiptar, siç edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, e për kufizimin e tyre për shkak të ndonjë rrethane, Kushtetuta e sanksionin në nenin 71 të saj.

Në pikën 2 të këtij Neni theksohet se “Deputeti  nuk  mund  të  arrestohet  ose  t’i  hiqet  liria  në  çfarëdo  lloj  forme  apo  ndaj  tij  të  ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”. Këto dy nen janë shkelur në mënyrën më flagrante nga ana e SPAK që ka konfirmuar këto masa, ndërkohë që Sali Berisha ka mandatin e deputetit e minimalisht duheshin respektuar këto nene e jo të nxitohej për një vendim politik. E pikërisht procedura e autorizimit të Kuvendit është ndjekur në çdo rast në vitet e fundit, por duket se ligjshmëri nuk ka qenë shqetësimi i prokurores Enkelejda Millonai, e cila pas një vetingu plot mistere u katapultua nga problemet në Prokurorinë e Elbasanit për në SPAK. Por jo vetëm 2 nene të Kushtetutës, kjo procedurë është përcaktuar qartë edhe nga Rregullorja e Kuvendit, e cila sqaron në mënyrë shteruese rruga që duhet ndjekur për të kërkuar masa ndalimi për një deputet. Në nenin 118 të rregullores së Kuvendit, theksohet se: 

Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.

2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.

3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

4. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës të një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.

E vetëm pasi të jetë kryer kjo procedurë, atëherë Prokuroria apo gjykata mund të veprojë për dhënien e masës së sigurisë për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Por në rastin e dhënies së masës për kryetarin e Partisë demokratike Sali Berisha, jo vetëm që nuk u respektua Kushtetuta dhe Ligji për Rregulloren e Kuvendit, por u nxitua që me oficerë policie të kryej show i radhës së dërgimit të tyre në selinë blu, për të krijuar shoën e radhës, në shkelje flagrante me Kushtetutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco