SYRI TV/ Kalaja: Masa për Berishën, SPAK shkeli hapur Kushtetutën

11:57, 22/10/2023
A+ Aa A-

Juristja Adriana Kalaja ishte e ftuar në SYRI TV të dielën, për të komentuar vendimin skandaloz të SPAK për kreun e opozitës, Sali Berisha.

Kalaja tha se SPAK shkeli hapur Kushteutën.

“Jemi para një shkeljeje shumë të rëndë kushtetuese, një shkelje flagrante, për mënyrën se si është implementuar neni 73 i Kushtetutës në rregulloren e funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Neni 73, pika 2, e përcakton qartë se nuk mund të merret asnjë masë e sigurimit personal pasi Kodi i Procedurës Penale, çdo lloj mase që merret në raport të një shtetasi të caktuar, por sidomos në rastin e një funksionari të lartë publik siç është rasti i deputetit, ligji e ka përcaktuar qartazi që në asnjë rast masa e sigurimit personal nuk merret pa dhënë autorizimin, miratimin, Kuvendi i Shqipërisë.

Ne jemi përpara një precedent shumë të rrezikshëm, jemi përpara një rasti ku shkelet jo vetëm parashikimi i këtij neni shumë të rëndësishëm në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe nga ana tjetër ne shikojmë se kjo masë e dhënë në drejtim të zotit Berisha, që ka mandatin e deputetit dhe gëzon imunitet të plotë, me të ka rënë siguria juridike për çdo shtetas shqiptar.

Unë e shikoj të rrezikshme këtë shkelje të nenit të Kushtetutës se po të lexojmë pikën e 3-të, e thotë qartazi vetëm në rastet kur deputeti kapet në kryerje e sipër të veprës penale dhe kjo në gjuhën juridike quhet në flagrancë dhe kapet konkretisht në kryerje të një vepre me përmasa dhe pasoja shumë të rënda.

Edhe në nenin tre gjithashtu ligjvënësi ka parashikuar se në momentin që ndodh arrestimi, ose masa e sigurimit për një vepër shumë të rëndë penale ndaj deputetit, vetë Prokurori i Përgjithshëm ose drejtuesi i SPAK, pasi i drejtohet Kuvendit, ky i fundit mund të vendosë,” tha Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco