Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

Dikur kërkonte shtrat me pesë yje: ‘Zëdhënësja e Aurelës’ nuk shikon kullat e familjes

Dikur kërkonte shtrat me pesë yje: ‘Zëdhënësja e Aurelës’ nuk shikon kullat e familjes

11:13, 20/10/2023
A+ Aa A-

Mirela Karabina është zëdhënësja e re e Lulzim Bashës. 

Por edhe pse jep ndonjë konferencë për shtyp, ka një gjë që nuk e sheh kollaj.

Bëhet fjalë për katet në kullat e familjes që përfaqëson.

Edhe pse nuk është shumë e njohur, Karabina u bë e famshme vetëm për një ngjarje skandaloze.

Kur Lulzim Basha hyri në qeverinë e Edi Ramës, ai e caktoi si ministre të Arsimit.

E vetmja meritë e Karabinës ishte se shoqëronte Aurelën, bashkëshorten e Bashës, në çadrën e protestës, e cila u kthye në çadrën e tradhtisë së demokratëve.

Por në atë kohë, mediat në Kosovë raportonin se kur Karabina bëri një vizitë në Kosovë, u ankua pse nuk ishte akomoduar në hotel me pesë yje.

Sipas medieve kosovare, ajo i kishte kërkuar llogari Kosovës përmes një emaili zyrtar.

Edhe pse ajo duhej të ishte larguar nga kabineti qeveritar pas zgjedhjeve, dëshira për luks dukej e shfrenuar.

Pas kthimit nga një seminar të mbajtur në Gjakovë, ministrja Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje. Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.

Më anë të një e-maili të shkruar keq, më plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal.

Por jo vetëm kaq. Karabina ndjehet e fyer që edhe këshilltarët e saj, që janë lart në hierarki, nuk janë respektuar si duhet. Edhe atyre iu ka munguar luksi në Gjakovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco