Lajmi i fundit

Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Berisha: Këshilltarët demokratë të Dibrës votuan rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës

Berisha: Këshilltarët demokratë të Dibrës votuan rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës

20:28, 23/05/2024
A+ Aa A-

Në fjalën drejtuar qytetarëve të mbledhur në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha dha lajmin se këshilltarët demokratë të Dibrës kanë votuar rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, çdo natë mblidhemi këtu në një betejë pa kthim kundër vjedhjes së shqiptarëve dhe korrupsionit.

Por sot, unë kam një lajm të mirë për ju.

Këshilltarët demokratë të Dibrës në një koalicion me forcat antikorrupsion dhe antikrim, këshilltarë të tjerë, votuan rezolutën kundër krimit monstruoz të Skavicës.

Votuan rezolutën e zhdukjes së Dibrës nga korrupsioni i Edi Ramës, Belinda Ballukut, Ulsi Manjës, këtyre hajdutëve që nuk kanë ligj as moral.

Apo siç thotë populli, nu kanë din as iman.

Protesta juaj ishte frymëzim për këshilltarët e Dibrës në betejën e tyre kundër korrupsionit.

Me këtë rast u bëj thirrje këshilltarëve të PD të krijojnë aleancat antikrim, antikorrupsion.

Të vendosin digat ndaj Erion Veliave në të katër anët e Shqipërisë.

Të bllokojnë vjedhjet e tyre.

Të vendosin pengesat, barrierat kundër vjedhjeve të Edi Ramës ndaj çdo vendimi të kësaj monstre që po grabit ditë e natë fondet dhe pasuritë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco