TUBIMI/ Enver Bytyçi: 'Surrogatoja qeverisëse' bashkëpunon me genocidistin Vuçiç, për ta zhbërë Kosovën dhe kombin shqiptar

20:22, 23/05/2024
A+ Aa A-

Enver Bytyçi, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, mbajti fjalën e tij.

Bytyçi e quajti figurën e kreut të qeverisë, 'një surrogate' duke argumentuar se veprimet e tij politike ju kundërvihen interesave të kombit shqiptar, sepse bashkëpunon me armiqtë e kombit shqiptar, deri dhe me genocidistin Vuçiç.

Janë bërë kaq shumë ditë që protestohet në mbeshtetje të kryetarit të partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Me këtë rast më lejoni t’ju përshëndes dhe t’ju falenderoj për këtë sakrificë dhe kontribut që jepni.

Është në dinjitetin dhe integritetin e shqiptarëve në përgjithësi por dhe demokratëve në veçanti, të mbështesin me të gjitha forcat dhe mjetet, të drejtën.

Të drejtën e kryetarit të opozitës, pasi të mbështesësh të drejtën është vlera më e lartë morale e njeriut.

Ne sot, kemi përballë, qëndresën me dinjitet dhe integritet të një njeriu, të një personaliteti, do të thoja, të një gjeniu, në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse përballja e Sali Berishës është më 'surrogaton qeverisëse'.

Me 'surrogaton ndërkombëtare' të mafias së Sorosit.

Është përballje me të keqen e madhe që po kërcënon kombin shqqiptar.

'Surrogatoja' është' surrogato', sepse me politikat e veta po synon zhbërjen e popullit shqiptar, përmes shpopullimit.

Surrogatoja në krye te qverisë shqiptare, është surrogato, domethënë përjashtim i qënies njerëzore, sepse me politikat dhe veprimet e tij politike i është kundërvënë dhe po i kundërvihet interesave të kombit shqiptar, sepse bashkëpunon me armiqtë e kombit shqiptar, deri dhe me genocidistin Vuçiç , për ta zhbërë Kosovën dhe kombin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco