Berisha: Rama ka vendosur bashkëkryetar në komisionin e reformës zgjedhore, atë që e ka blerë me lecka

Berisha: Rama ka vendosur bashkëkryetar në komisionin e reformës zgjedhore, atë që e ka blerë me lecka

18:49, 18/10/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te reforma zgjedhore, ku sipas tij Rama ka vendosur që PD të ketë bashkëkryetar të komisionit atë që ai e ka blerë me lecka, Enkelejd Alibeaj.

Berisha theksoi se jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijërave qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament.

Berisha: Procesi i bashkimit të deputetëve, ne nuk e injorojmë, ishim të ndarë ç’është e vërteta, u përballe me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë. Së pari përpjekja për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar sigurisht ka gjetur pengun e vet, pengBashën dhe me të bën të gjitha skemat. Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në tërësi, me ndonjë rast të veçantë, të rrallë, nga çdo lloj përfaqësimi, dhe përfaqësimi i qeverisë me ndonjë përjashtim nga të gjitha rastet, nga pseudo opozitar dhe përfaqësues të vet.

Në këtë proces qëndrimet armiqësore ndaj opozitës shqiptare, kulmuan me vendimin e Edi Ramës për ti caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të parlamentit, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në tërë historinë 32 vjeçare të parlamentit. Pra 43 deputetë të PD-së vendosin që bashkëkryetari ynë në komision të jetë Oerd Bylykbashi, njeriu që me njohuritë më të thella në të drejtën elektorale, me një eksperiencë të gjatë në këtë komision, por edhe e vërteta është edhe në OSBE e institucione të tjera. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur dhe nuk mund të imagjinohet që bashkëkryetarin as pozita as opozita ti caktojnë njëri tjetrit.

Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës, parlamenti me urdhër të Edi Ramës, votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn. Pra sipas Edi Ramës ne do të kemi bashkëkryetar në komisionin të reformës zgjedhore, atë që do ai, të cilin e ka blerë me lecka dhe jo atë që propozojnë me firma 43 deputetë të opozitës.

Pra siç e shikoni, jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijërave qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament.

Këto janë zhvillime absolutisht jo të paparashikueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco