‘Qindra takime, por asnjë lek’/ Sejamini: Qëllimi për të ushqyer iluzione se po integrohemi në BE

‘Qindra takime, por asnjë lek’/ Sejamini: Qëllimi për të ushqyer iluzione se po integrohemi në BE

21:20, 16/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit, të mbajtur ditën e sotme në Tiranë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se Procesi i Berlinit të tërësi nuk ka prodhuar rezultate ekonomike dhe se nuk ka patur investime, siç ishin premtuar nga BE.

Si arritjen më të madhe të kësaj nisme, analisti konsideron kontaktet e lidershipeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe dialogun e zhvilluar prej vitesh, ndërsa sqaron se thelbi i nismës me emrin "Procesi i Berlinit", është të mbajë rajonin e Ballkanit Perëndimor me shpresë se do të integrohen në BE, pavarësisht se procesi duket se po vonon. 

"Para nuk kanë ardhur, nuk ka patur asnjë investim, ka patur shumë takime, tetë takime bashkë me këtë të sotmin të nivelit të lartë. Ka patur me qindra takime të niveleve të ndryshme, por zhvillim ekonomik nuk ka ardhur.

Në vitin 2020, BE premtoi se do të jepte rreth 9 miliarë euro për rajonin, pjesë e Procesit të Berlinit por edhe si strategji e BE për Ballkanin Perëndimor. Asgjë nuk është disbursuar. Të vetmet para që janë dhënë, janë ca para për aplikime NGO, por nga pikëpamja ekonomike, nuk ka patur asnjë ndikim, asnjë investim, asgjë.

Nga pikëpamja e takimeve dhe kontakteve, padyshim ato janë përmirësuar. Ballkani Përëndimor ka patur dialog me BE dhe kjo e sotmja tregon se në një vend të Ballkanit Perëndimor të organizosh një takim të tillë, të vijnë të gjithë bashkë, kjo në vetëvete ka një vlerë të caktuar.

Por, vlera kryesore e këtij procesi është për t’i mbajtur vendet e Ballkanit Perëndimor të ndihen sikur do të shkojnë në BE pa u afruar me BE-në", tha ndër të tjera Sejamini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco