Scholz në Tiranë/ Mediat gjermane: Asnjë progres nga samiti i kaluar

Scholz në Tiranë/ Mediat gjermane: Asnjë progres nga samiti i kaluar

10:57, 16/10/2023
A+ Aa A-

Kancelari gjermane, Olaf Scholz, do mbërrijë në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit.

Revista e njohur gjermane, Stern, shkruan se në qendër të diskutimeve në samit do të jetë konflikti mes Serbisë dhe Kosovës.

Kurse rrjeti gjerman RND, thekson se nuk ka pasur ndonjë progres nga samiti i fundit i Procesit të Berlinit.

“Ka pasur pak përparim të dukshëm që nga takimi i fundit në Berlin një vit më parë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po shkojnë në drejtim të kundërt- jo krejt rastësisht, sipas ekspertëve, ndikim rus në Serbi është i madh, vendi është i varur nga importet ruse të energjisë.

Dhe interesi i Rusisë për anëtarësimin e Serbisë në BE është sigurisht i ulët. Gjërat nuk duket se do të kenë ndonjë lehtësim për momentin: trupat ndërkombëtare të KFOR-it po forcohen.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç shpalli zgjedhje të reja të premten- gatishmëria për kompromis është shumë e rralë gjatë fushatave zgjedhore.

Në Bosnje ka forca të forta nacionaliste. Në Mal të Zi, kryeministri i caktuar, Milojko Spajiç, ka vendosur të kërkojë mbështetje nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse,” shkruan rrjeti gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco