Kush është dinastia Kennedy dhe çfarë përfaqëson në botën amerikane? Flet Evarist Beqiri

21:11, 15/10/2023
A+ Aa A-

Evarist Beqiri përkthyes dhe autor i parathënies së librit ‘Lidershipi’ i John Kennedy, i ftuar në 'Syri i Botës' në Syri Tv, tregoi se kush është klani Kennedy dhe se çfarë përfaqëson ai në botën amerikane.

Kennedyt në botën amerikane janë një dinasti.

Amerikanët siç dihet kanë republikën e tyre dhe nuk kanë pasur asnjëherë një mbret dhe për ta Kennedyt janë familja mbretërore, siç janë në Europë familjet mbretërore të ndryshme, për amerikanët janë Kennedyt.

Ata janë familja mbretërorë që shikohet me një sy tjetër nga të gjithë amerikanët.

Janë një familje që kanë lënë gjurmë ndër breza në botën amerikane, kuptohet që maja e arritjeve është presidenca e John Kennedyt, por siç e përmendët dhe ju  është edhe Robert Kennedy, fëmijët dhe nipërit e tyre, që vazhdojnë të mbajën një trashëgimi gjallë siç është dhe rasti i Robert Kennedy Junior që ju përmendët por që Robert Kennedy Junior është një personazh paksa më kontravers .

 Për më tepër vetë vëllezërit e tij, familja Kennedy nuk e ka përkrahur kandidaturën e tij dhe nuk ndan të njëjtat qëndrime me të .

Lëvizja e tij e fundit, pra dalja si i pavarur dhe braktisja e Partisë Demokratike amerikanë që ka qenë streha e familjes Kennedy, pasi Kennedy njihet si më e madhja familje liberale në SHBA, të cilët tradicionalisht janë identifikuar me Partinë Demokratike amerikane.

 

Ndiqni intervistën e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco