Begaj pret Von der Leyen në Presidencë: Shqipëria e vendosur në rrugëtimin e saj drejt BE-së

Begaj pret Von der Leyen në Presidencë: Shqipëria e vendosur në rrugëtimin e saj drejt BE-së

16:27, 15/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në postimin e tij në Facebook, Begaj është shprehur besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

‘Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian’, shkruan Begaj.

Postimi i plotë:

Prita sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Besimplotë se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të nxisë marrëdhënie më të mira midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndërtojë shinat e duhura për krijimin e një tregu ekonomik të zonës.

Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

🇦🇱🇪🇺

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco