Berisha: Rama i bëri atentat parlamentarizmit dje, opozita do ta shqyrtojë dhe japë konkluzionet e saj

Berisha: Rama i bëri atentat parlamentarizmit dje, opozita do ta shqyrtojë dhe japë konkluzionet e saj

12:33, 13/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli sot në konferencën e shtypit për goditjen më të fundit të qeverisë kundër opozitës, Partisë Demokratike, atë që e cilësoi si "atentatin që Edi Rama i bëri parlamentarizmit, pikërisht në ditën e ekzekutimit të opozitës shqiptare në vitet ‘46."

"Pikërisht atë ditë, - theksoi Berisha duke sjellë në vëmendje çfarë ndodhi në seancën e fundit parlamentare, -  zgjodhi të votojë në mënyrë totalitare, të votojë në mënyrën më antidemokratike, për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin që ai do. Me këtë akt të shëmtuar, Edi Rama pasi ka grabitur dhe plaçkitur qindra, mijëra vota, tregon se edhe ata 620 mijë që votuan kundër tij, është i gatshëm të shkelmojë mbi votat e tyre dhe të mos përfaqësitë e këtyre votave në parlament.

Është i gatshëm të përdorë pseudoopozitën për qëllimet e veta dhe është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat, drogën dhe krimin.

Opozita, në ditët në vazhdim, do të shqyrtojë situatën shumë kritike të krijuar nga votimi i djeshëm në parlament dhe do të dalë me konkluzionet e saj. Ajo çka fakton dita e djeshme, fakton se Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm, se Edi Rama nuk pajtohet me pluralizmin politik të vërtetë në Shqipëri.

Pluralizmi politik i vërtetë është ai që ushtrohet në parlament, dhe ai dje mori përsipër emërimin e përfaqësuesit të partive opozitare sepse zoti Oerd Bylykbashi është zgjedhur nga PD, por edhe nga partitë e tjera opozitare kanë dhënë dakordësinë e tyre të plotë si një nga ekspertët më të shquar të të drejtës elektorale. Por kjo nuk i intereson, i intereson pengu i tij Brava me Alibashën,"nënvizoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco