Kush është Fation Mullici, shqiptari që kandidon në Trentino-Alto Adige: Iku me gomone në ’97

11:40, 13/10/2023
A+ Aa A-

Në rajonin italian të Trentino-Alto Adige më 22 tetorin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet rajonale.

Bëhet fjalë për Fation Mullicin që kandidon për Këshilltar province (Consigliere provinciale) në Rovereto Trentino-Alto Adige. Mullici aderon në partinë rajonale “La Civica”, një lëvizje kjo me rrënjë të forta në komunitetin lokal dhe përfaqëson zemrën e Trentinos, ku prodhohen politikat për rajonin.

Por kjo nuk është hera e parë që Mullici kandidon. Para tre vitesh ai u zgjodh si këshilltar komunal i Roveretos. Fitorja e tij tërhoqi vëmendjen e medias italiane për shkak të historisë së veçantë të Mullicit.

Fationi, tani 42 vjeç, shkoi në Itali si klandestin me gomone dhe tani është sipërmarrës në ndërtim dhe impiantet elektrike.

I ftuar sot në një lidhje me Skype, në emisonin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Mulllici teksa tregoi më shumë për zonën që kërkon të përfaqësojë, u shpreh se nëse gara finalizohet me fitore, do të bëjë maksimumin për ta çuar përpara detyrën e besuar, duke qenë afër çdo qytetari.

Janë zgjedhjet provinciale të Trentinos.

Këtu është një zonë autonomie, dhe vendos çdo gjë për vendin, ka parlamentin e vet , dhe pse merr ligjet nga Roma.

Na u dha shansi dhe mundësia të kandidoj, pasi këtu jemi një popullsi mjaft e madhe dhe flasim që këtu janë vetëm të huaj 46 mijë.

Do ta çoj këtë detyrë përpara, me shpresën se të gjithë do jenë të kënaqur.

Në Trentino janë mbi 7  mijë shqiptarë rezidentë dhe kanë të drejtë vote 3400 prej tyre. Mua për mandatin më duhen 2000 vota.

Por, pse duhet ta votojnë Fation Mullicin, sipas tij?

Para tre vitesh mu dha mundësia të kandidoj në një këshill komunal, ku zakonisht politika italiane organizonte gjithmonë që në territorin e një komune ku ishin rreth 14-15 parti mundoheshin qe të fusnin për çdo parti nga një të huaj, për përçarje votash.

Aktualisht kandidoj vetëm unë si mashkull, është dhe një vajzë tek lista ime dhe dy shqiptare që kandidojnë po ashtu në një listë tjetër.

Mundësia ju jepet dhe të huajve të votojnë, ju dëgjohet e drejta e tyre.

Unë mundohem gjithmonë të jem pjesë e çdo komuniteti në mënyrë që të jem sa më afër gjithsecilit, në të gjitha organizmet, festat etj.

Shqiptarët ne Trentino flitet se përbëjnë 11 përqind, xhirojnë ekonominë në një mënyrë thuajse të frikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco