VIDEO/ Afrim Krasniqi: Rama nuk bën reforma, nuk qeveris dot më. Nuk merret më me shqiptarët

21:18, 10/10/2023
A+ Aa A-

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për mandatin e tretë të qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë bisedës në studio, Krasniqi u shpreh se, ky është mandati i skandaleve, dhe ai deklaroi se, Rama nuk bën dot më reforma dhe nuk qeveris dot më.

Për politologun Krasniqi, Rama nuk merret më me shqiptarët, por ndodhet vetëm në udhëtime jashtë vendit.

‘Kur analizojmë qeverinë duhet të pranojmë se është në mandatin e tretë të konsumit, një mandat skandalesh. Është e para qeveri në historinë e tranzicionit që ka një zv/kryeministër në kërkim. Ai nuk bën dot reforma, nuk qeveris dot, nuk ka më potencial, frymëzim, vullnet dhe dëshirë.  Po ta shikoni më shumë ndodhet në udhëtime jashtë shtetit, se sa merret me shqiptarët.

Qeveria ka luksin për shkak se i mungon presioni që vjen nga poshtë, dhe presioni nga qytetarët dhe një nga mekanizmat e presionit është opozita. Është e habitshme që opozita vazhdon prej 2 vitesh të debatojë dhe denigrojë njëri-tjetrin për gjëra të parëndësishme.

Problemi është se opozita nuk del jashtë Tirane dhe jashtë Shqipërisë. Opozita e vërtetë është një opozitë që kërkon reforma të brendshme. Unë njoh shumë njerëz brenda opozitës që nëse do të bashkoheshin do të fitonin zgjedhjet sepse krijojnë frymë. Qytetarët janë shumë të lodhur sa duan vetëm një nxitje dhe dritë shprese dhe është detyra e opozitës për ta bërë këtë gjë.

Nëse ata vendosin interesin publik dhe kombëtar, e interesin madhor të vendit përpara interesave të tjera, gjërat zgjidhen për 6 muaj’, - tha gjatë bisedës në studion e SYRI TV, politologu, Afrim Krasniqi.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco