VIDEO/ Xhabiri: Gaza është si në burg, nuk mund të dalësh e të hysh pa leje, bombat e Izraelit mund të na godasin nga momenti në moment

19:41, 10/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferkon për të treguar nga Gaza situatën e rëndë që ndodhet atje ishte Abdullah Xhabiri.

Xhabiri është shprehur se në çdo moment raketat mund të bien në banesat tona dhe se jetët janë në rrezik të përhershëm

"Këtu është si burg kur të futesh  dhe kur të dalësh duhet të marrësh leje, ne presim dhe në radhe dhe na kanë thirrur të futemi në shtëpi pasi filluan bombardimet. Kemi parë vdekjen me sy dhe duke u kthyer në shtëpi shihja banesat që ishin shpërthyer.

Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza dhe në këtë moment ka mundësi të kalojë rraketa mbi kokat tona dhe vetëm mbi 60 metra larg shtëpisë time ka rënë një rraket dhe humbën jetën disa persona. I lutemi zotit që të mbarojë shpejt kjo gjendje dhe kjo nuk është hera parë që përjetojmë këtë gjë.

Po mundohem që ti ngre humorin familjes, këtu tani nuk ka pushim fare për bombat që po lëshohen.

Tani nuk kam mundësi për ta shpëtuar kokën dhe kërkoj që shteti shqiptar të na ndihmojë të shpërngulemi dhe është një situatë e njëjtë ku shqiptarët e Kosovës kanë jetuar nën dhunën e Serbisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco