Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

'Etika e pacënueshme' e një Kuvendi të mbushur me kriminelë të dënuar...

'Etika e pacënueshme' e një Kuvendi të mbushur me kriminelë të dënuar...

18:10, 08/10/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

"Etika e pacënueshme" e një Kuvendi të mbushur me kriminelë të dënuar...

Në këtë "shtetin" ku dihet publikisht se:

* "19 deputetë dhe 11 kryebashkiakë janë me probleme",

* "32 deputetë kanë ndryshuar identitetin dhe 3 janë të dënuar",

* që janë të gjithë "nga lista e majtë"...

... Kuvendi përjashton nga punimet me duzina, deputetët e opozitës me histori penale të bardhë...

I përjashton si dënim, sepse "kanë shkelur etikën", që do të thotë se kanë denoncuar me emra kriminelët dhe krimet, shefat e tyre në qeveri...

I përjashton si dënim, sepse denoncimin e kanë bërë në foltoren e Kuvendit, edhe pse Kryetarja e këtij Kuvendit të kriminelëve nuk e ka lejuar...

"Sekretariati i etikës" së këtij Kuvendit, të këtij "shtetit", KURRË NUK KA DËNUAR asnjë prej kriminelëve që i përkasin të gjithë "listës së majtë"...
Pse?

Sepse asnjë prej tyre:

* nuk e ka shkelur kurrë etikën...
*"nuk e ka bllokuar kurrë foltoren",
* madje as e ka marrë ndonjëherë mundimin të dalë në foltore...

Ata kanë shkelur vetëm Kodin Penal...

Të gjithë në të njëjtin kapitull: Krimi i Organizuar

Në të njëjtat nene: "Prostitucion", "Vjedhje me dhunë", "Prodhim dhe shpërndarje narkotikësh"...

Ata kanë vizituar burgjet më të populluara të Evropës, por "etikën" e këtij Kuvendit, të këtij "shtetit" nuk e kanë shkelur kurrë...

Dhe, "Sekretariati i etikës" së kësaj "listës së majtë" që sundon Kuvendin, nuk merret me shkeljet e Kodit Penal... por thjesht me "etikën"...

Tek "etika", ky "Sekretariati" nuk fal!!!

Kaq!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco