VIDEO/ Abazoviç kundër Ramës: Veriu është tokë e Kosovës, jo e askujt…

15:01, 06/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç foli sot në Tiranë për ngjarjet në veri të Kosovës, qëndrimet e ndërkombëtarëve

Ai deklaroi se ishte e papranueshme ajo që ndodhi në veri të Kosovës dhe se Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO-s. Abazoviç theksoi se kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet.

“Ndërkombëtarët nuk munden të lajnë duart siç themi ne nç mal të Zi, Vetëm të jeni shumë të qartë pasi ka pasur shumë paralajmërime të shumta sidomos nga ana e Kosovës së atje ka njerëz që janë kriminale dhe që kanë lidhje me krimin e organizuar e që gjinden njerëz që mendojnë se janë jashtë çdo ligji. Pra edhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. Duhet të thuhen gjerat ashtu siç janë në raste se duan te krijojmë një ardhmëri më të mirë. Ne rast se duam të vazhdojmë që secili të ketë muhabetin e vetë atëherë nuk kemi me mbërri askund”.

Syri Tv: A mendoni se Kosova është tokë e askujt apo është tokë e Republikës së Kosovës ?

Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë që janë të pranueshme për të gjithë vendet, dhe për ne nuk ekzistojnë vende të cilat janë ekstraterritoriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco